Norma e papunësisë e Turqisë u rrit në nivelin më të lartë në katër-vjet në 10.9 për qind në dhjetor të vitit 2014 nga 10.7 për qind që shënonte në muajin nëntor të vitit 2014 ndërsa 10 për qind në dhjetor të vitit 2013, sipas të dhënave të Statistikave të Fuqëisë Puntore emetuar nga Instituti i Statistikave Turke (TÜİK) më 16 mars .
Norma e papunësisë te të rinjtë për grup-moshën 15-24 vjeç u rrit në mbi 20 për qind në 20.2 për qind dhe papunësia për grup-moshën 15-64 u rrit në 11.2 përqind përgjatë të njëjtës periudhë.
Rritja e papunësisë u shkaktua nga ngadalësimi i rritjes ekonomike dhe rritja e pjesëmarrjes në forcën e punës, sipas analistëve.
Potenciali i rritjes së Turqisë ishte rreth 3 për qind me dinamikat e saj, por çdo rritje në eksporte jep një kontribut pozitiv në rritjen e vendit, tha zëvendës kryeministri Babacan.
Numri i përgjithshëm i të papunëve i moshës 15 vjeç e lart ishte 3.1 milion persona, ndërsa norma e papunësisë qëndroi në 10.2 për qind për meshkujt dhe 12.6 për qind për femrat, sipas të dhënave të TÜİK.
Numri i individëve të punësuar të moshës 15 vjeç e lart ishte 25.6 milion individë në dhjetor 2014 dhe norma e punësimit qëndroi në 44.7 për qind.
Norma e punësimit ishte 63.6 përqind për meshkujt dhe 26.2 për qind për femrat.