Tregjet e kreditit në Evropë janë trazuar në një mënyrë të tillë sa që investitorët kanë filluar të kërkojnë garanci se nuk do ti duhet të paguajnë huamarrësit për kreditimin e parave pasi normat bazë të interesit të kthehen në negative.
Emetuesit e borxhit nga Volksëagen AG për degën e Rabobank kanë përfshirë në dokumentet e marrëveshjes së tyre klauzola për mbrojtjen e kreditorëve nga detyrimi për të paguar në qoftë se normat e investimeve të tyre bie nën zero. Norma ndërbankare e ofruar e euros, e cila është në rënie, është një tregues referencë për shumën imagjinare prej më shumë se 180 trilion dollarë të borxhit, përfshirë letrat me vlerë të mbështetura nga aktive, kreditë e korporatave, obligacionet me norma të luhatshme dhe derivatet e tregtuara në bursë, sipas Institutit Europian të Tregjeve të Parave.
Stimujt e pa-precedentë të Bankës Qendrore Evropiane po trazojnë tregjet e kredive dhe po shkaktojnë konfuzion për investitorët. Ndërsa zotëruesve të obligacioneve të mbështetura nga aktive të Banco popullor Español SA nuk iu kërkua të kryejnë pagesë në prill pasi normat ranë nën zero, Nordea Bank AB me bazë në Stokholm tha se këtë muaj ka në plan ti ngarkojë investitorëve disa obligacione të reja të kredive hipptekore në rast se ndodhë dicka e tillë.