Me realizimin elektronik të shërbimeve noteriale, me një ndalesë “one stop shop”,
është bërë e mundur rritja e transparencës dhe realizimi më me efikasitet i transaksioneve me pasuritë e paluajtshme. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë tregojnë se janë 320,000 pasuri të paluajtshme që kanë përfunduar tashmë në regjistrimin fillestar elektronik. Kjo ka bërë që të shmangen fenomenet korruptive.
Aktualisht aplikimi elektronik i regjistrimit të pasurive të paluajtshme realizohet në 17 zyra vendore dhe deri në fund të vitit ai do të shtrihet në 35.
Zbatimi i sistemit elektronik ka sjellë përmirësim të procesit të regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Ai është dizenjuar dhe realizuar nga Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, ku janë instaluar 16 antena satelitore në 16 njësi vendore për të mundësuar përcaktimin e saktë të kufijve të pronave dhe parcelave, duke shmangur kështu mbivendosjen ose pasaktësitë e mëparshme. Koordinatat që ai do të ofrojë janë në përputhje me standardet e kërkuara nga vendet europiane me një marzh gabimi vetëm plus/minus 2 cm.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.