Notre Dame/ Shuhet zjarri, vlerësohen dëmet dhe a rikonstruktohet dot simboli i Parisit

16/04/2019 10:40 AM 0 komente

Pjesa e sipërme e katedrales më të famshme në botë, Notre Dame në Paris është shkatërruar nga zjarri i frikshëm që ra fillimisht në një skelë në përdorim për restaurimin e saj. Maja e katedrales u rrafshua e gjitha pak pa shkuar ora tetë e mbrëmjes, ndërsa pamjet e zjarrit të frikshëm bënë xhiron e botës.
Maja e katedrales ishte 93 metra dhe konsiderohej ndryshe si simboli i qytetit të Parisit.

Zjarri në katedralen Notre Dame në Paris është shuar plotësisht sot, thanë zjarrfikësit, ndërsa mediat vendase raportojnë se ekspertët dhe arkitektët u takuan për të vlerësuar dëmet dhe për të vendosur nëse monumenti historik ishte i qëndrueshëm.

Hetuesit kanë nisur gjithashtu shqyrtimin e ndërtesës për të përcaktuar shkakun e zjarrit katastrofik. Prokurori i Parisit ka hapur një hetim për “shkatërrimin e pavullnetshëm nga zjarri”.

Zyrtarët do të duan të vënë në pyetje ekipet e punëtorëve që kryejnë renovime në katedralen kur shpërtheu zjarri.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of