Daniele Nouy, kryetarja e Bordit Mbikëqyrës të Bankës Qendrore Evropiane, tha se huadhënësit grekë janë të aftë të mbijetojnë ndaj turbullirave aktuale të tregut.
Obligacionet dhe aksionet greke ranë për të tretën ditë si pasojë e shqetësimit se qeveria e re e vendit do të vijoje ti kundervihet masave shtrënguese, duke formuar terrenin e nevojshem për përplasje me qeveritë evropiane dhe kreditorët. Gjatë javës së tij të parë në detyrë, kryeministri Alexis Tsipras përsëriti premtimet për të rinegociuar kushtet e paketës së shpëtimit të Greqisë dhe emëroi ministra të cilët thanë se do të ndërpresin shitjen e disa aktiveve të shtetit.
Shitja këtë javë ‘eleminoi’ 44 për qind të vlerës së aksioneve të bankave greke, duke fshirë në mënyrë efektive më shumë se 11.5 miliard dollarë në shitjet shtesë që huadhënësit përfunduan në 2014 me qëllim përforcimin e bilanceve të tyre. Piraeus Bank SA dhe Alpha Bank AE rane ndjeshem nga kulmet e tyre të para krizës.
Huadhënësit grekë po monitorohen nga afër në dritën e një ‘situate që nuk është e zakonshme për biznesin ‘, tha Nouy, e cila kryeson supervizorin e vetëm bankare në zonën e euros. ‘Ato kanë nevojë të menaxhojnë në një mënyrë konservatore pozicionet e tyre të likuiditetit.’