Nuk është asnjëherë vonë për të ndryshuar karrierë. Ja pse…

16/10/2017 5:36 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

“Nuk është asnjëherë vonë”.

Kjo është përgjigjja e Dorie Clark rreth pyetjes nëse keni humbur mundësinë për të bërë një ndryshim të rëndësishëm në karrierën tuaj.

Clark është një këshilltar marketingu dhe strategjish, profesor në administratën e Fuqua School of BusinessDuke University, në Karolinën e Veriut, SHBA, dhe autor i “Entrepreneurial You.” Në një episod të Art of Charm podcast, ajo shpjegon sepse tranzicioni në karrierë nuk do të thotë t’ia fillosh nga zero.

“Nëse keni ndjekur një rrugëtim të caktuar dhe nëse keni arritur suksesin në të, lajmi i mirë – thotë Clark – është që kjo ju jep kapital social të cilin ju mund ta përdorni për të hapur dyert e atyre universeve që dëshironi. Pyetja është: si e përdorni ju atë.

Me fjalë të tjera, me shumë mundësi jeni përballur me hapin e parë – keni takuar shumë persona, edhe pse të gjithë punojnë në sektorin aktual. Hapi i dytë konsiston në përfitimin nga marrëdhëniet ekzistuese që do t’ju ndihmojnë të nisni diçka të re.

Një strategji – këshillon Clark – është të krijoni marrëdhënie miqësore me njerëz që janë të ndryshëm nga ju.
Ose nëse keni lënë para mënjanë, thotë Clark, ju mund t’i përdorni ato për të marrë pjesë në një konferencë ku pjesëmarrësit janë nga vende të ndryshme, me formim të larmishëm.
Është e rëndësishme të jeni realist për llojin e ndryshimit që doni të bëni dhe a jeni në gjendje ta përballoni atë.

Nëse jeni një avokat dhe doni të bëheni një shkrimtar, ju mund të keni nevojë të bëni një seri hapash tranzitorë… Mund të nisni, për shembull, të shkruani artikuj në një revistë ligjore.

Lëvizja juaj e ardhshme në karrierë duhet të bazohet në atë që bëni më mirë në fazën aktuale të karrierës suaj.

“Në këtë rast dua të sjell ndër mend diagramet e Venn” – thotë Clark. “Ju nuk doni të hidheni në një tjetër fushë rastësisht”.

Në anën tjetër, “nëse ju jeni në gjendje të lëvizni ngadalë dhe në mënyrë të qëndrueshme në fusha më të mëdha dhe ato që ju doni, në thelb ju mund të hidheni nga një rreth në tjetrin duke jetuar në zonën e mbivendosjes dhe pastaj të shkoni aty ku dëshironi”.

 

*Shana Lebowitz
Burimi: Business Insider

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz