Pothuajse çdo muaj shënohet ngritje çmimesh, por kjo gjë nuk vlen edhe për pagat. Sidomos në sektorin privat, ku janë të punësuar pjesa më e madhe e shtetasve kosovarë. Megjithatë as pagat me rritje të sektorit publik nuk është se mbulojnë kënaqshëm shpenzimet e të punësuarve në këtë sektor.
Shanset që kjo situatë të ndryshojë për mirë duken të pakta, siç citon edhe Tribuna. Paga minimale e kategorizuar, 135 deri në 170 euro, pritet të mbetet e njejtë edhe për dy vite të tjera.
Qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesën e Këshilli Ekonomiko- Social (KES), që paga minimale të rritet në 190 euro. Qeveria kishte vendosur që kjo pagë të jetë po e njëjta edhe për dy vitet e ardhshme.
Nga ky vendim më së shumti do të pësojnë punëtorët e sektorit privat, të cilët nuk janë përfitues të rritjes se pagave, sikurse ata të sektorit publik.
Punëdhënësit e sektorit privat pagën minimale po e aplikojnë për shumë punëtorë. Ky fakt është vlerësuar edhe si një nga dështimet në mbledhjen e KES-it, ku i është dorëzuar mandati Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), për kryesimin e KES-it, pasi që anëtarëve të këtij këshilli i ka kaluar mandati.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.