Shumica prej nesh shkojnë në punë dhe numërojnë minutat deri sa dalin nga zyra.
Nëse doni të ndiheni ndryshe, nëse doni të ndiheni të lumtur dhe orët të kalojnë si minuta ekspertët sugjerojnë të praktikoni këta hapa të thjeshtë:
Për 5 minuta në ditë, meditoni
Së pari, dhe ndoshta më e rëndësishmja, ne kemi nevojë të shpenzojmë kohë për të medituar për të paktën pesë minuta në ditë. Këto 5 minuta meditim mund të reduktojnë zhurmën në kokat tona dhe t’i mundësojnë trurit tonë të eleminojëstresin dhe të ‘rimëkëmbet’.
Shkruani 3 gjëra të mira që kanë ndodhur
Por rruga drejt lumturisë aktuale mund të jetë shumë më e shkurtër – ju mund të përmirësoni disponimin tuaj vetëm duke u fokusuar në tri gjërat e mira që ndodhin për ju çdo ditë.
Duke e trajnuar trurin tonë që ka tendencë të përqëndrohet në gjërat negativi të fokusohet në ato pozitive, ne do të fillojmë ti shohim gjërat në një dritë më pozitive.
Bëni 1 veprim të mirë
Sugjerimi i tretë i ekspertëve: zgjatoni një akt mirësie.
‘Realiteti është se kur ne ndihemi bujar ndaj njerëzve të tjerë ne fakt ne përjetojmë mirëqenie dhe lumturi më të madhe,’ shpjegojnë ata.
Dhe kjo shkon edhe më tej se kaq. Gjëja e bukur rreth psikologjisë pozitive është se pasi ju të filloni të shpalosni më shumë mirësi, njerëzit ju pëlqejnë më shumë dhe ata ndërveprojnë me ju më shumë.
Në fund të fundit, psikologjia pozitive mund të jetë rruga më e shkurtër për ‘rregulluar’ jetën tuaj, sugjerojën ekspertët.