Ka filluar numërimi mbrapsht ndaj asaj që kërcënon të jetë një mundësi e humbur për të rigjallëruar ekonominë apatike të Evropës.
Kur liderët e Bashkimit Evropian të takohen në 18-19 dhjetor nën menaxhimin e ri, ata do të kenë shansin të nisin një sulm të përbashkët ndaj stanjacionit ekonomik dhe papunësisë së lartë që po ushqejnë pakënaqësi dhe protesta anti-BE midis votuesve.
Ekzistojnë të gjitha shenjat se ata do të dështojnë.
Zona e euros prej 18-vendesh po përpiqet fort të eleminojë pasojat e krizës së saj të borxhit, e rënduar nga ndikimi ekonomik i ngërcit me Rusinë mbi Ukrainën.
Inflacioni dhe rritja kanë ‘ngecur’ nën 1 për qind ndërsa papunësia nka arritur në 11.5 për qind, dhe më shumë se dyfishi i atij niveli në Spanjë dhe Greqi. Edhe ‘centrali energjetik’ i BE-së Gjermania po përballet me ngadalësim.
Ekonomia e Francës ‘po jep shpirt’, ajo e Italisë ka rënë përsëri në recesion dhe të dy vendet po dështojnë në reduktimin e deficiteve të tyre buxhetore dhe të borxhit në përputhje me rregullat e BE-së, duke shkaktuar tension me Brukselin dhe Berlinin.
Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane Mario Draghi përcaktoi rendin e ditës për atë që mund të kthehet në një marrëveshje të re për Europën në një fjalim të mbajtur përpara bankierëve globale qendrore në Jackson Hole, Ëyoming, në gusht.
Ai bëri thirrje për një komnbimin të masave të buxhetit kombëtar në nxitje të kërkesës, investime më të mëdha publike në BE dhe reforma ekonomike strukturore miqësore krahas stimujve monetar të BQE-së.
Draghi nënvizoi shkallën e sfidës të premten, me pasqyrimin e një perspektivë të zymtë dhe premtimin për të vepruar ‘sa më shpejtë të jetë e mundur’ për të luftuar inflacionin ende tepër të ulët.
Megjithatë, pavarësisht një shfaqje uniteti këtë muaj, ai po lufton të kapërcejë kundërshtimin e udhëhequr nga shefi i Bundesbank gjermane Jens eidmann ndaj masave më të guximshme të tilla si blerja e obligacioneve të qeverisë, i njohur si lehtësimi sasior.
‘Ajo për cfarë Draghi ka nevojë është një marrëveshje ambicioze në samit mbi investimin, një angazhim pndaj reformave të koordinuara ekonomike dhe rregullave më të forta fiskale, për t’i dhënë atij mbrojtje politike në mënyrë që të lëvizë drejt lehtësimit sasior, ‘ deklaroi një zyrtar i lartë i BE-së, duke iu referuar politikës së blerjes së aktiveve në shkallë të gjerë nga banka qëndrore.
“Por ekziston rreziku se samiti do të jetë një zhgenjim total.”