INSTAT raportoi sot së numri i ndërmarrjeve eksportuese vitin e kaluar është rritur me 8,1 % krahasuar me vitin 2016, ndërsa numri i ndërmarrjeve importuese u rrit me 6,7 % krahasuar me vitin 2016.
Kompanitë e eksportit u dominuan nga ndërmarrjet që operojnë në industri. Këto ndërmarrje kryejnë 82 % të vlerës së eksporteve, duke u rritur me 11,2 %, krahasuar me vitin 2016.
Ndërmarrjet që operojnë në tregti dominuan kompanitë importuese në vitin 2017. Këto ndërmarrje kryejnë 55 % të vlerë së importeve, duke u rritur me 6,4 % krahasuar me 2016.
Vitin e kaluar më shumë se gjysmën e eksporteve e kryejnë 50 ndërmarrjet më të mëdha (55 %), ndërsa më shumë se gjysmën e importeve e kryejnë 200 ndërmarrjet më të mëdha (52 %).
Gjithashtu dominuan ndërmarrjet që eksportojnë drejt 1 vendi partner. Ato kryejnë 36 %, të vlerës së eksporteve, ndjekur nga ndërmarrjet që eksportojnë drejt 3-5 vendeve partnere (18 %).
Në vitin 2017 mbizotëruan ndërmarrjet që importojnë nga 10 ose më shumë vende partnere. Këto ndërmarrje kryejnë 50 % vlerës së importeve, ndjekur nga ndërmarrjet që importojnë nga 3-5 vende partnere (17 % ).
Eksportet e mallrave ishin 273 miliard lekë, duke u rritur 12,1 % krahasuar me vitin 2016. Ndërsa importet e mallrave arritën vlerën 626 miliard lekë, duke u rritur 8,1 % krahasuar me vitin 2016.
Në vitin 2017 pesha e eksporteve në vendet e BE është 77 % të eksporteve të mallrave, duke arritur vlerën 211 miliard lekë. Eksportet në vendet e BE u rritën me 11,0 % krahasuar me vitin 2016.
Ndërsa pesha e importeve nga vendet e BE është 62 % të importevetë mallrave, duke arritur vlerën 386 miliard lekë. Importet nga këto vende u rritën me 5,4 %, krahasuar me vitin 2016.
Në vitin 2017 partneri ynë kryesor për eksportet dhe importet vazhdon të jetë Italia. Vlera e eksporteve drejt Italisë është 146 miliard lekë, duke u rritur 9,9 % krahasuar me vitin 2016. Ndërsa vlera e importeve nga Italia 179 miliard lekë, duke u rritur 5,7 % krahasuar me vitin 2016.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.