Nxirjja është një ‘drogë’. Ekspozimi i shpeshtë ndaj diellit në fakt con në clirimin e hormoneve të kënaqësisë – endorphins – që e nxisin trupit tonë ndaj varësisë nga rrezet ultravjollcë. Ky është rezultat i një studimi të kryer tek minjtë nga hulumtuesit Massachusetts General Hospital e della Harvard Medical Schoo nga në Boston, botuar në revistën Cell. Një studim që mund të shpjegojë dëshirën instinktive për tu ekspozuar në diell përkundrejt vetëdijes së rreziqeve që sjell për organizmin.
‘Varësia ndaj diellit’është një teori e akredituar, por ende mungojnë provat objective të ekzistencës së saj, të ngjashme me ato të gjetura për formna të tjera vartësie(psh drogat).
Megjithatë ky studim amerikan, megjithatë, jep udhëzime të sakta në këtë drejtim. Ekspertët kanë espozuar minj ndaj rrezatimit UV për gjashtë javë dhe kanë vënë re se pas javës së parë, trupat e tyre të fillojnë të prodhojnë endorphins, substanca analoge me morfinën që zbusin dhimbjen dhe japin kënaqësi. Endorfinat janë të lidhura ngushtë me mekanizmat e vartësisë. Për më tepër, autorët e punës kanë parë se, duke bllokuar receptorët për endorfinat në javën e gjashtë të ekspozimit në diell, minjtë deëshmuan të gjitha shenjat e sjelljes së një krize.
Është e mahnitshme që ne jemi të programuar gjenetikisht për tu bërë të varur nga diçka që është e rrezikshme për shëndetin tonë të tilla si rrezet UV, të cilat janë ndoshta agjentët kancerogjenë më të zakonshëmnë botë – tha autori kryesor i studimit, David Fisher -. Ne dyshojnë se shpjegimi është fakti që rrezet UV stimulojnë prodhimin e vitaminës D nga ana e lëkurës.