Gabimet, ‘dështimet,’ refuzimi, dhe zhgënjimet janë pjesë e jetës së punës.
Shumica e gjërave nuk na dalin sipas planit dhe shumë te tjera nuk e arrin aspak objektivin.
Është e lehtë të ‘qortojmë veten’, kur bëjmë një gabim, dështojmë në në dicka të rëndësishme, ose dështojmë të përmbushim një qëllim apo objektiv. Megjithatë, ka një mënyrë shumë më të mirë për ti trajtuar të gjitha këro situata.
Bëni këtë: Bëjeni zakon tuajin që gjithmonë të pyesni këto dy pyetje:
Çfarë mund të mësojë nga kjo situatë?
Çfarë mund të bëj më mirë herën tjetër? Çfarë mund të kasha bërë ndryshe që të arrija një rezultat më të mirë? Kë do të mund të pyesja për një këshillë? GJITHMONË sigurohuni që të nxirrni mësim nga një gabim, mundësi e humbur, apo zhgënjim.
Kush është e mira e kësaj situate?
Kush është ‘e mira’ që ka të ngjarë të më ketë shpëtuar? Pse mund të jetë kjo dicka e mirë për punën time? Cilat janë aspektet pozitive? Cili është mesazhi që nuk kam ‘kapur’ në qoftë se nuk e analizoj me shumë kujdes këtë rezultat?
Zhvilloni zakonin e reflektimit duke shtruar të dy këto pyetje dhe reflektuar mbipërgjigjen me seriozitet. Nëse nxirrni mësim nga gabimet që keni bërë në të kaluarën dhe vazhdoni me këtë prirje në të ardhmen, ju do të jeni në rritje të vazhdueshme si një profesionist, dhe ju do të keni shumë histori për të ndarë në çfarëdo lloj interviste pune që mund të merrni pjesë.