Masat e vazhdueshme shtrënguese të George Osborne nuk përfaqësojnë një ‘ogur’ të mirë për qëndrueshmërinë e ekonomisë së Mbretërisë së Bashkuar, sipas një raporti nga Instituti për Hulumtime të Politikave Publike.
Teksa vendet e Evropës përpiqen të eleminojnë efektet e recesionit dhe të parandalojnë dëmet e përhershme në tregjet e tyre të punës, instituti thotë se Kancelari i Thesarit duhet të bëjë pjesën e vet dhe të investojë më shumë në përmirësimin e aftësive. Sipas hulumtimit të tij, ka perspektiva ‘thellësisht alarmante’ se papunësia, nën-punësimi dhe pasiviteti rrezikojnë të bëhen karakteristika të përhershme përmes BE-së.
Konservatorët kanë luftuar të ndërtojnë rimëkëmbjen ekonomike të Britanisë së Madhe që prej fitores së tyre zgjedhore të papritur në maj, dhe shpenzimet për investime do të përplaseshin me premtimin e tyre për të reduktuar deficitin buxhetor. Osborne pritet të njoftojë deklaratën e tij fiskale të fund-vitit të mërkurën, dhe perspektiva e lehtësimit në masat shtrënguese është zbehur pasi shifrat javën e kaluar treguan se kancelari nuk ka gjasa të arrijë objektivin e tij të buxhetit për këtë vit.
Hulumtimet nga JPMorgan Chase dhe IPPR tregon se qeveritë evropiane duhet të trajtojnë papunësinë e të rinjve, të përmirësojnë aftësitë dhe të rrisin produktivitetin, dhe të përputhin trajnimin me aftësitë e nevojshme për të adresuar çështjet që mbizotërojnë që nga kriza financiare.
Në Mbretërinë e Bashkuar, shpenzimet për aftësitë dhe arsimin ka gjasa të dështojnë teksa angazhimet për mbrojtjen e shëndetit, mbrojtjes dhe ndihmën e huaj nënkuptojnë se departamentet e tjera do përballen me shkurtime reale prej gati një të tretën në katër vitet e ardhshme. Do të ishte ‘një lëvizje kundërproduktive, duke marrë parasysh se sa i rëndësishëm është investimi në përforcimin e pjesëmarrjes së tregut të punës dhe për të ardhurat e taksës.