Ministria e Mirëqenies Sociale synon vijimin e programeve mbështetëse për nxitjen e punësimit edhe në vitin 2015, sipas burimeve nga kjo ministri. Në projektbuxhetin 2015 janë planifikuar 700 milionë lekë për dy programe kryesore “Zhvillimin e Punësimit dhe Aftësive” dhe Nxitjen së Punësimit.
Risia kryesore për 2015 do të jetë fondi për “Zhvillimin e Punësimit dhe Aftësive” në vlerën rreth 250 milion LEK, i cili do të mbështesë punësimin dhe aftësimin e punëkërkuesve të orientuar drejt industrisë fasone, si dhe:
• Financimi i Programeve të Nxitjes së Punësimit në vlerën prej 450 milionë LEK, brenda të cilëve parashikohet të përfshihen rreth 5,000 punëkërkues te papune. Financimin brenda këtij fondi të programeve të reja, me histori suksesi në vendet fqinje, si ai i nxitjes për hapjen e aktiviteteve prodhuese, ku për vitin 2015 parashikohet të përfshihen 50 të rinj.
• Shtrirja e mëtejshme e modelit të Zyrave të reja të Punës në shërbim të punëkërkuesve dhe punëdhënësve si dhe promovimi i shërbimeve të reja të ofruara. Ky model ka sjellë rezultate konkrete gjatë vitit 2014 në aplikimin e tij në 6 zyra rajonale.
• Përmirësimin e shërbimeve të punësimit nëpërmjet informacionit mbi tregun e punës, ndërmjetësimit, informimit, këshillimit për plotësimin e vendeve të lira të punës dhe përfshirjen në programet aktive e pasive të tregut të punës. Parashikohet të kryhen 12,500 ndërmjetësime për punëkërkuesit e papunë.
• Mbështetjen financiare të nevojshme për rritjen e cilësisë dhe përshtatjen me kërkesat e tregut të punës të kurseve të formimit profesional, që synon plotësimin dhe përmirësimin e nevojave për përballimin me materiale, hapje kursesh të reja, instruktorë part time në bazë te nevojës për hapje kursesh, etj.
• Rritjen e numrin të punëkërkuesve të papunë që do të trajtohen me formim profesional në 10,100 persona dhe ndjekja e punësimit post-formim për 4,000 punëkërkues të papunë.
• Trajtimin me pagesë papunësie për 10,500 persona, me një fond prej 1 miliard LEK.