Nxitja e punësimit, industria përpunuese, përfituesja më e madhe e fondeve

21/04/2017 11:00 AM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:
grafik2

Fondi që buxheti i shtetit ka parashikuar për vitin 2017 për nxitjen e punësimit nuk do të ndryshojë, duke mbetur në nivelin e rreth 490 milionë lekëve, ashtu sikundër edhe një vit më parë.

Aktualisht, janë në zbatim shtatë programe aktive të nxitjes së punësimit, të cilat janë hartuar në kuadër të zbatimit të Strategjisë Sektoriale të Punësimit 2014 ‐ 2020. Të dhënat zyrtare të Shërbimit Kombëtar të Punësimit bëjnë të ditur se nga zbatimi i Programeve të 2016-s, kanë përfituar gjithsej 574 subjekte, nga të cilët 187 janë aplikimet e vitit të kaluar (që vazhdon financimi edhe për këtë vit) dhe 387 janë projekte të reja të këtij viti.

Nga totali i subjekteve përfituese, 126 janë subjekte që aplikojnë për herë të parë. Janë 25 subjekte që po zbatojnë programe të kombinuara, kjo është një risi për këtë vit.

335 subjekte ose 58% e Totalit të subjekteve përfituese po zbatojnë programin e subvencionimit në punë (VKM 48) ku janë përfshirë 2435 punëkërkues të papunë nga grupet në vështirësi. Industria, e cila ka pasur numrin më të madh të përfituesve, është ajo përpunuese me rreth 30%, duke u ndjekur nga shërbimet (19%), aktivitetet financiare (11%) etj.

Ndërsa sa u përket rajoneve, Tirana pati numrin më të madh të bizneseve përfituese 79, e ndjekur nga Gjirokastra me 78 e më pas Lezha me 64.

Fondi për Zbatimin e Programeve të nxitjes së punësimit për 2016 është më i lartë i akorduar ndonjëherë që nga fillimi i zbatimit të tyre. Krahasuar me tre vite më parë, ka gati një gjashtëfishim të përfituesve nga këto programe si subjekte (nga 91 në 574) edhe punëkërkues të papunë (nga 960 në 5.211).

 

grafik1

grafik2

tab1

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of

wpDiscuz