Oda Afarizmit të Kosovës (OAK) sot organizon takim të përbashkët me prodhuesit e miellit në Kosovë.
Takimi është projektuar për të identifikuar dhe artikuluar pengesat e të bërit biznes për prodhuesit e miellit.
Kosova është vendi i 76-të në botë që bënë pasurimin e miellit me acid folik dhe hekur, çka ndikon shumë në ruajtjen e shëndetit publik dhe parandalimin e sëmundjeve të ndryshme.
Takimi do të fokusohet në sfidat me të cilat po përballet prodhuesi i miellit, sidomos në pasurimin e miellit me acid folik dhe hekur dhe sfidave që ka ky sektor që të punoj gjatë gjithë vitit./Kosova Press
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.