Gjendet në pështymë celësi për të ‘lexuar’ rrezikun e obezitetit dhe kërkuar trajtime të reja dhe më efektive. Një reduktim i enzimës amilas të pështymës, gen i përfshirë në tretjen e sheqernave komplekse, faktikisht favorizon mbipeshën: personat, të cilët kanë një numër më të vogël të kopjeve të këtij gjeni dhe pak enzimë amila në gjak, rrezikojne 10 herë më shumë mbipeshën. Dhe jo vetëm.
Çdo kopje e alimas së pështymës më pak rrit me 20% rrezikun e obezitetit. Këto janë rezultatet e një studimi ndërkombëtar – CNRS / Institut Pasteur de Lille / Imperial College London) – koordinuar nga francezi Philippe Froguel dhe publikuar në Nature Genetics.
Shuma e geneve dhe enzimat e tyre janë studiuar gjithashtu në lidhje me indeksin e masës trupore dhe obezitetit në një total prej 6.200 subjekteve. Studiuesit kanë zbuluar kështu që mungesa e genit në fjalë është i lidhur drejtpërdrejt me rritjen e indeksit të masës trupore dhe mbipeshës.
Megjithatë nuk është e qartë, se pse mungesa e amilase promovon obezitetin. Ka dy hipoteza nga kërkuesit. E para është se përçapja e ushqimeve dhe tretja e tyre e pjesshme në gojë, ka gjasa të ketë një efekt hormonal me një ndjenjë më të vogël të ngopjes për ata që kanë më pak amilas.
Supozimi i dytë është se tretja e keqe e amidonëve mund të modifikojë florën e zorrëve dhe të kontribuoej në mënyrë të tërthortë në zhvillimin e obezitetit duke favorizuar sëmundje të tjera: njerëzit kanë më pak amilase të pështymës gjithashtu kanë sheqer tepër të lartë të gjakut, kur hanë komplekse karbohidratesh. Rezultatet e studimit hapën drejt njohurive më të mira për predispozicionin genetik të obezitetit dhe mundësisë së terapive që marrin përsipër tretjen e ushqimeve dhe efektit mbi florën e zorrëve.