Financat po i gëzohen ditëve të fundit një interesi më të lartë të investitorëve për të blerë letrat e saj më vlerë afatgjatë dhe në euro, ndryshe nga ankandet e mëparshme, ku kërkesa ishte e dobët.
Pasi shiti 15 milionë euro në bono thesari një vjeçare ditën e djeshme me interesa në ulje, sot Banka e Shqipërisë ka zhvilluar një tjetër ankand produktiv, për letrat me vlerë 10 vjeçare në euro.
Sipas rezultateve të ankandit, për bonot 10 vjeçare me interes fiks, shuma e shpallur për shitje ishte 2.5 miliardë lekë. Kërkesa e investitorëve ishte më e lartë, ne 5.3 miliardë lekë dhe kjo bëri që shuma e pranuar të rritej në 3.8 miliardë lekë. Kuponi në ankand zbriti në 9.25%, nga 9.34% që ishte kuponi indikativ.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.