Zhvendosja e procesit të Brexit do të nxisë ekonominë e Britanisë së Madhe, kështu tha në një raport OECD.
Një referendum i ri ose një ndryshim i qeverisë që çon qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar brenda BE-së, do të kishte ndikim “të rëndësishëm” në rritjen ekonomike, thuhet në raport.
Ai gjithashtu paralajmëroi se pa “asnjë marrëveshje”, gjendja aktuale e bisedimeve, do të shihte investimet të uleshin, si dhe do të kishte ndikime në monedhë dhe në kredi.
OECD thotë se rezultati i negociatave të Brexit ishte vështirë të parashikohej.
Kancelari Philip Hammond tha se Mbretëria e Bashkuar do të konsideronte raportin e Organizatës për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin (OECD) dhe do të vepronte aty ku do të ishte e mundur.