OECD uli parashikimet e saj të rritjes për ekonomitë e mëdha të zhvilluara të hënën, duke i kërkuar BQE –se te ndermarre stimuj edhe më agresive ne menyre qe te shmange rrezikun e deflacionit në një zone te ‘ndrydhur’ te euros.
Kjo thirrje ben presion me te madh ndaj zonës se euros, dhe Bankes Qendrore Evropiane, në veçanti, të nxise rritjen përpara një takimi të ministrave të financave dhe bankierëve qendrore nga Grupi i 20 fuqive ekonomike ne fund te kesaj jave në Australi.
Ne perditësimin e parashikimeve te saj të rritjes për ekonomitë e mëdha të zhvilluara, Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim parashikoi nje rritje prej vetëm 0.8 për qind në zonën e euros këtë vit dhe nje rritje fare te lehte prej1.1 për qind vitin e ardhshem.
Kjo shënjoi një renie të madhe nga parashikimi i saj ekonomik i majit për zonën euro, kur organizata me bazë në Paris parashikoi rritje prej 1.2 për qind në vitin 2014 dhe 1.7 për qind në vitin 2015.
Në krahasim, OECD vuri ne dukje se ekonomia e Shteteve të Bashkuara po rritet 2.1 për qind këtë vit perpara se të përshpejtoje në 3.1 për qind në vitin 2015. Në maj OECD parashikoi nje rritje prej 2.6 për qind këtë vit dhe 3.5 për qind vitin e ardhshëm per SHBA-ne.
Shtetet e Bashkuara jane pozicionuar ti nxisin vendet evropiane në takimin e G20 të rrisin masat për te perforcuar kërkesën dhe rritjen ekonomike perballe rrezikut të deflacionit, sipas një zyrtari të lartë të Thesarit të SHBA.
Shefi ekonomise se OECD, Rintaro Tamaki tha se tregjet financiare kane injoruar në masë të madhe rritjen e rreziqeve gjeopolitike për ekonominë globale dhe përkeqësimin e perspektives se eurozonës.