OJF-te: Erdhi ora e TVSH-se

18/11/2008 00:00 0 komente

 

Nga E.Gusmari

Pagesa 20% e TVSH-se, duket se i ka vene organizatat jofitimprurese ne nje situate diskutimi. Administrata tatimore deklaron se rastet e zbatimit te kesaj takse jane te percaktuara qartesisht. Per perfaqesuesit OJF-ve, kerkohet kohe qe ata te pershtaten me ndryshimet e kryera.

Shteti synon te fuse ne rrugen e formalitetit edhe ate pjese te ekonomise qe vjen si rezultat i organizmave, te cilat perfitojne fonde apo grante nga institucione nderkombetare. Ministria e Financave ndermori disa ndryshime ne ligjin “Per TVSH-ne”, sipas te ciles OJF-te perfshihen ne skemen e TVSH-se.
Rishikimi nuk solli kundershtime nga grupet e interesit, por udhezimi per zbatimin e tij, duket se ka sjelle debate dhe paqartesi tek organizatat jofitimprurese. Sipas udhezimit te administrates tatimore, OJF-te jane te detyruara te paguajne TVSH, 20% ne disa raste, ndersa nga ana e ketyre organizmave pretendohet se udhezimi le shume per te deshiruar per sa i perket interpretimit ligjor. Udhezimi i brendshem ka dale ne maj te ketij viti, mirepo duket se  nuk eshte bere asnje informim nga ana e zyres se taksave kundrejt ketyre subjekteve. Ne Shqiperi, vetem biznesi i vogel nuk eshte subjekt i TVSH-se, çka do te thote se permes kesaj mase, organizatat jofitimprurese, ne disa raste mund te trajtohen si biznes i madh.
Sipas perfaqesuesve te organizatave jofitimprurese, vendosja e TVSH-se per fondet e dhuruara nga taksapaguesit e huaj, i ve donatoret ne rolin e bleresit te sherbimit nga OJF-te. Me ndryshimet ne ligj keto organizma duhet te paguajne TVSH, per te gjitha sherbimet me pagese qe ofrojne, pavaresisht se ky aktivitet ekonomik eshte brenda misionit dhe mundesohet nga ligji “Per Organizatat Jo-fitimprurese”.

Tatimet: grantet, jo objekt i TVSH-se

Per Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve qarkorja e nxjerre pak kohe me pare, ndryshe nga çfare eshte interpretuar, ka si qellim te qartesoje mos taksimin e granteve dhe te veprimtarive te OJF-ve, qe nuk duhen te jene objekt i taksimit.
Sipas burimeve zyrtare te Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve, ne asnje tekst te ligjit te TVSH-se, te udhezimit te ministrit te Financave nuk eshte thene e as percaktuar, qe grantet e donatoreve te huaj taksohen me TVSH. Sipas eksperteve tatimore, detyrimi per te llogaritur TVSH-ne ekziston vetem kur ekziston nje furnizim malli apo sherbimi. “Vetem ne keto kushte nje transaksion i nenshtrohet skemes se TVSH-se, por ne rastet kur nje OJF, nuk kryen nje furnizim te tille, sipas adiministrates tatimore, nuk mund te flitet per taksim te grantit te perfituar prej saj. Nje grant i dhene per llogari te nje OJF-je dhe kur donatori nuk perfiton asnje privilegj nga perfituesi i donacionit nuk behet objekt i zbatimit te TVSH-se”, -thone ekspertet tatimore.
Sipas tyre, OJF-te detyrohen te regjistrohen si tatimpagues te TVSH-se, vetem kur ato
kryejne furnizim malli apo sherbimi, furnizim i dhene kundrejt pageses dhe kjo pagese detyrimisht duhet te jete mbi 8 milion leke ne vit. Ne çdo rrethane tjeter ato nuk detyrohen te jene objekt i deklarimit te TVSH-se.
Ne kete kontekst ekspertet tatimore sjellin shembuj:
“Nje OJF perfiton nga nje donator 10,000 euro. Ky fond do te perdoret per propagande shendetesore ne nje zone rurale. Nuk ka taksim te donacionit, kur donatori nuk ka asnje interes perfitimi nga OJF-ja dhe kjo e fundit nuk kryen asnje furnizim kundrejt pageses, pra qe nga shpenzimi i 10,000 eurove te marre per kunderparti te nje privilegji nga perfituesit rurale te sherbimit. Nese nje OJF kryen nje kurs mesimi te nje gjuhe te huaj dhe arketon shuma, per shembull 100 euro per person (pra kundrejt nje perfitimi total te rezultatit te saj, pra qe te ardhurat e siguruara jane pertej kufijve te raportit me shpenzimet, qe i percakton statusi i tyre jofitimprures, kuptohet qe kjo organizate detyrohet te llogarise TVSH-ne”.

OJF-te, te papergatitura me rregullat e reja

Flet Artan Hoxha, Instituti i Studimeve Bashkekohore

Per drejtuesin e Institutit te Studimeve Bashkekohore, Artan Hoxha, nese OJF-te ne baze te ketij udhezimi mund te konsiderohen ose jo te barabarta me bizneset e medha, nje gje e tille do te duhet te shihet nese qarkullimi vjetor shumator i nje OJF-je per ato aktivitete/furnizime, per te cilat zbatohet TVSH-ja, i kalon 8 milion leke ne vit, atehere OJF-ja perkatese barazohet ne trajtim, vetem per kete pjese te aktivitetit te saj, me nje biznes te madh. Sipas drejtuesit te ketij institucioni, ky barazim trajtimi eshte i vertete edhe ne lidhje me Tatim Fitimin, mbajtjen ne burim te tatimit mbi te ardhurat personale, kontributin e punedhenesit per sigurimet shoqerore. Sipas Artan Hoxhes, udhezimi i nxjerre nga administrata tatimore le vend per interpretime. “Shpresoj, qe rastet te sqarohen nepermjet formulimeve me te kujdesshme, perfshire perdorimin e shembujve, nga aktet nenligjore”, -thote Hoxha.
Per te shpjeguar me mire ndikimin e ketij udhezimi, ai jep dy shembuj.
Shembulli i pare: OJF-ja “A” merr nje fond nga Delegacioni Europian, ne kuader te fondeve, qe ky organizem dedikon per mbeshtetjen e shoqerise civile. Perkundrejt ketij fondi, OJF-ja do te kryeje disa aktivitete sensibilizuese te opinionit publik, monitorim te ecurise se disa institucioneve publike etj. Ne fakt, mes delegacionit dhe OJF-se lidhet nje marreveshje granti, ku percaktohen aktivitetet, raportimet dhe fondet perkatese, si dhe elemente te tjere kontraktore. A mund te quhen keto aktivitete “sherbime qe kjo OJF ben”, per llogari te Delegacionit Europianr
“Une besoj qe jo. Keto aktivitete nuk duhen konsideruar te tilla. Ne fakt, OJF-ja nuk ben nje sherbim per llogari te Delegacionit Europian, por ne interes te publikut shqiptar. Delegacioni financon OJF-ne qe te mbuloje kostot e kryerjes se ketyre aktiviteteve. Per kete marreveshje, si edhe fondet, OJF-ja nuk duhet barazuar me nje biznes as per TVSH-ne dhe as per Tatimfitimin”, -thote Hoxha.
Shembulli i dyte: OJF-ja kontraktohet nga Delegacioni Europian nga fondet e destinuara per sherbime konsulence, produkti i se ciles mund te jete nje trainim me nepunes civile, pergatitja e nje studimi, i nje drafti apo i nje projektligji. Edhe ne kete rast mes Delegacionit dhe OJF-se lidhet kontrate. Ky eshte nje rast, kur OJF-ja mund te barazohet ne trajtim me nje biznes, qofte per TVSH-ne dhe qofte per tatim fitimin.
Ne praktike, rastet mund te grupohen sipas ketyre dy shembujve. Mund te kete edhe situata paksa gri, por gjithsesi udhezimet e detajuara mund te ndihmojne qe edhe OJF-te te jene korrekt me ligjet edhe administrata tatimore te mos kerkoje detyrime jashte ligjit.
Nese aplikimi i TVSH-se do te sillte ose jo pasoja, sipas Hoxhes, per projektet ne vazhdim, fondet e te cilave, kur jane vendosur dhe nuk kane patur parasysh kete detyrim, do te sillte pasoja, qe nje pjese e tij do te destinohej per shlyerje te TVSH-se apo te tatim fitimit. “Ne te ardhmen, kur gjithkush do te jete i qarte mbi kuptimin e ligjeve, nuk do te kete me pasoja, pasi ato do te parashikohen nga te gjitha palet. Sipas informacionit qe kam, keto detyrime nuk jane bere te ditura dhe OJF-te duket se jane te papergatitura  per t´u pershtatur me rregullat e reja, per projektet ne vazhdim. Nje gje e tille duhet te mbahet parasysh nga autoritetet kompetente te financave publike”, -thote Hoxha.
Sipas tij, keto rregulla fiskale nuk jane te reja. Nje lexim i kujdesshem i legjislacionit tatimor, lidhur me kete teme, te çon ne perfundimin se regjimi fiskal per OJF-te eshte i tille qe prej shume viteve me pare. Ne praktike, percaktimet e legjislacionit tatimor nuk jane zbatuar per OJF-te ne menyre te plote. Kjo per faktin se edhe vete administrata tatimore nuk ka patur interes. “Per shembull, ndersa per bizneset detyrimi per mbajtjen ne burim te tatimit eshte zbatuar qe ne vitin 1999, ai ishte i tille edhe per OJF-te qe ate vit, por ne fakt u be i ditur dhe u kerkua qe te zbatohej prej tyre disa vite me vone. Detyrimet ne fjale per TVSH-ne dhe Tatimfitimin, jane te tilla prej vitesh, gjithashtu, por vetem kete vit po kerkohet qe ligji te zbatohet me rigorozitet edhe nga OJF-te. Pra, ne thelb nuk kemi te bejme me nje sistem te ri rregullash fiskale, por me nje moment ku po kerkohet qe edhe OJF-te t’i nenshtrohen rregullave te vendosura vite me pare”, -thote drejtuesi i Institutit te Studimeve Bashkekohore. Sipas tij, deri tani thuajse askush nuk ka qene i qarte per zbatueshmerine e ketyre rregullave.
“Gjerat jane zbatuar bazuar ne nje tradite te krijuar edhe pse kjo rezulton tashme se paskesh qene ne kundershtim me ligjin. Edhe une vetem se fundmi i kam lexuar me kujdes keto ligje lidhur me kete teme dhe po kuptoj se keshtu duhej te kishte qene me kohe. Ne fakt, kjo parregullsi ligjore e deritanishme ka ardhur ne mirebesim dhe jo ne menyre te ndergjegjshme, si nga administrata tatimore, ashtu edhe nga OJF-te”-, thote Artan Hoxha. Sipas tij, ne keto kushte nje periudhe disa mujore, ne menyre qe te gjithe te akomodohen me kete kuptim te ri te ligjeve, do te ishte e arsyeshme dhe e dobishme per te dyja palet, OJF-te nga nje ane, administrata shteterore ne pergjithesi dhe ajo fiskale ne veçanti nga ana tjeter.

OJF-te

Nje periudhe disa mujore, ne menyre qe te gjithe te akomodohen me kete kuptim te ri te ligjeve, do te ishte e arsyeshme dhe e dobishme per te dyja palet, OJF-te nga nje ane, administrata shteterore ne pergjithesi dhe ajo fiskale ne veçanti nga ana tjeter
Sipas tij, thelbi i ketij sistemi qendron ne diferencimin e aktiviteteve apo furnizimeve konkrete perkundrejt aplikimit apo jo te taksave. “Pra, disa aktivitete/furnizime mund te perjashtohen nga TVSH-ja apo tatim fitimi, ndersa disa te tjera jo. Sistemi alternativ do te ishte, qe, perjashtimi nga keto dy taksa do te buronte per shkak te statusit juridik te organizates dhe vetem per kete shkak pavaresisht nga natyra e aktiviteteve/furnizimit/financimit. Te pakten ky parim te zbatohej per tatim fitimin”, -thote Hoxha.
Sipas tij, zgjedhja e sistemit fiskal pe OJF-te eshte bere tashme prej vitesh dhe per momentin do te duhej qe te dy palet t’i pershtaten ketij sistemi, por pa trauma dhe ferkime te panevojshme. Hoxha, thote se diskutimi i sistemit alternativ duhet te filloje si proces sa me shpejt qe te jete e mundur, pasi ka perparesi te dyanshme ne raport me kete sistem, tashme ne fuqi.

Organizatat JoFitimprurese

Per qellimet e Tatimit mbi Vleren e Shtuar, organizate jofitimprurese eshte çdo shoqeri, institucion, shoqate apo organizate, qe themelohet dhe ushtron veprimtarine e saj neperputhje me Ligjin Nr.8788, date 07.05.2001 “Per Organizatat JoFitimprurese” dhe qe nuk eshte krijuar per perfitime ose te ardhura te anetareve te saj dhe rregullat e se ciles
nuk lejojne shperndarje fitimesh apo pronash per anetaret e saj.
Ne baze te nenit 24 te ligjit, furnizimet e bera nga organizatat jofitimprurese kundrejt
pageses se reduktuar, qe do te thote se keto organizata duhet t`i kryejne vete keto
furnizime dhe keto furnizime te jene bere kundrejt pageses se reduktuar sipas kushteve
qe percakton neni 18 i ligjit, jane furnizime te perjashtuara nese jane furnizim
sherbimesh nga organizata fetare a filozofike me qellim mireqenien shpirterore.
Furnizime kundrejt pageses se reduktuar kemi ne ato raste, kur keto organizata nuk
arketojne pagese ose pagesa, qe eshte dukshem me e vogel se ç’duhet te
ishte nese qellimi i tyre do te ishte fitimi, sipas Nenit 18, paragrafi 4 te ligjit mbi TVSH-
ne. Perkundrazi, kur keto organizata i bejne furnizimet e mesiperme kundrejt pageses se
plote, ato bejne furnizime te tatueshme. Nese nje organizate jofitimprurese kryen
veprimtari te tjera, te ndryshme nga ato te permendura me siper, ajo kryen veprimtari te
tatueshme, pavaresisht nese pagesa eshte e reduktuar apo e plote. Ne kete rast, ne qofte se
volumi i qarkullimit eshte me i madh se 8 milion leke, ajo eshte e detyruar te
regjistrohet dhe te paguaje TVSH-ne
Ne baze te paragrafit te dyte te nenit 4 te Dekretit te Presidentit, nr.1510, date 28.06.1996 “Per disa ndryshime ne Ligjin per Tatimin mbi Vleren e Shtuar”, mallrat e
importuara kundrejt pageses se reduktuar si ndihme humanitare nga organizatat
bamirese humanitare, institucionet e kultit, entet publike, si dhe institucionet shteterore
buxhetore me qellim kryerjen e sherbimeve te percaktuara ne nenin 24 te Ligjit, nuk
ngarkohen me TVSH.

Shkruaj një koment

Ju duhet të logoheni për të komentuar.