Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara deklaron se nisma e mëparshme e OKB-së nuk ka tërhequr donacione të mjaftueshme për sëmundjen Ebola.
Ban Ki-moon mësohet se ka bërë një apel urgjent për pagesën e fondeve kundër epidemisë së Ebolës. Ai deklaroi se në fondin e planifikuar prej një miliard dollarësh, të cilin e shpalli në muajin shtator, kanë arritur vetëm 100 mijë dollarë.
Me apelin e fundit, Ban u është bashkuar liderëve të tjerë botërorë , të cilët kritikojnë përpjekjet për të parandaluar përhapjen e Ebolës.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.