One Shop Stop, për investimet në rajon

08/05/2018 11:15 AM 0 komente

Përveç studimit të politikave të investimeve që tashmë është gati, Këshilli Rajonal është duke punuar për të krijuar databazën e investimeve të huaja në rajon, si dhe kanë nisur konsultimet me investitorët mbi barrierat kryesore të investimeve. Rezultatet e anketave do të shërbejnë për hartimin e propozimeve të përshtatshme për reforma në drejtim të përmirësimit të klimës së investimeve, që do të zbatohet nga qeveritë, bën të ditur zyrtarisht Këshilli Rajonal i Investimeve (RCC).

Axhenda rajonale e reformës së investimeve është e fokusuar në harmonizimin e politikave rajonale të investimeve me BE dhe harmonizimin me standardet ndërkombëtare, për integrimin ekonomik dhe tërheqjen e investimeve cilësore në rajon. Me qëllim të alokimit të niveleve më të larta të Investimeve të Huaja Direkte, axhenda rajonale e reformës së investimeve po përqendrohet në mundësimin e reformave të synuara për klimën e investimeve, për të hapur një treg të ri rajonal. RCC ka mbështetur zhvillimin e platformës së investimeve online në EJL, në bashkëpunim me Forumin e Investimeve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (WB6).

Kjo platformë përmban informacionin kryesor mbi klimën e biznesit në rajon, në një qendër të vetme për investitorët, si dhe informacione mbi zhvillimet e vazhdueshme që qeveritë kombëtare marrin në drejtim të klimës së biznesit. Grupi Punues i RCC për Politikën Industriale ka vënë fokusin në fusha që kërkojnë aftësi të larta.

Masat për rritjen e zgjuar përbëjnë një axhendë gjithëpërfshirëse mbi kërkimin dhe zhvillimin, me qëllim që ta çojë rajonin nga modeli ekonomik aktual në një model të ri, bazuar në teknologji që mund të konkurrojë me sukses dhe të integrohet në ekonomitë e BE-së. Prandaj, RCC njofton se është angazhuar në mbështetjen e zhvillimit të strategjive të specializimit, të kërkimit dhe inovacionit në rajon, në mënyrë që të sigurojnë investime strukturore me vlerë të lartë dhe të bazuar në teknologji.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of