Nënshkruhet Marrëveshja e Mirëkuptimit për “One Stop Shop”, në mes të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Komunës së Prishtinës, KEDS-it dhe KUR “Prishtina”.
Qëllimi i kësaj marrëveshje është që palëve të cilat aplikojnë për leje ndërtimi t’i lehtësohet procedura dhe të aplikojnë në një zyrë të vetme në Komunën e Prishtinës (One Stop Shop) e jo si deri më tani, që pëlqimin ta kërkojnë edhe veçmas në KEDS dhe në KUR Prishtina, shkruan Ekonomia-Ks.
Në emër të Komunës së Prishtinës marrëveshjen e nënshkroi Kryetari i Komunës Shpend Ahmeti, i cili u shpreh se kjo është edhe një lehtësim në të mirë të qytetarëve, të cilët tash e tutje do të kursejnë kohë dhe të gjitha shërbimet lidhur më këtë procedurë, do t’i kryejnë në Komunën e Prishtinës.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.