Pas suksesit me OnePlus 3, shoqëria kineze do të hedhë në treg modelin e ri, OnePlus 5.
Telefoni do të jetë në dy versione dhe mund të porositet edhe online duke filluar nga data 27 qershor.
Le të shohim më në detaje karakteristikat OnePlus 5…
Karakteristika teknike të OnePlus 5
OnePlus 5 do të ketë procesor Snapdragon, 6GB ose 8GB RAM, 64GB ose 128GB memorie të brendshme. Hapësira për të arkivuar është UFS 2.1, modeli më i shpejtë i disponueshëm në treg, që ju lejon të transferoni materiale më shpejt se në të kaluarën.
Pikë jo e fortë është ekrani. OnePlus do të ketë ekran 5,5 inç, me rezolucion 1920 x 1080 piksel, një hap pas krahasuar me telefonat konkurrentë. OnePlus 5 është edhe dual Sim.
Fotokamera, e lindur për t’ju mahnitur
E gjithë pritja për këtë model lidhet me sektorin fotografik dhe kompania kineze nuk zhgënjen pritshmëritë. Fotokamera e pasme është e përbërë nga dy sensorë, të dy të realizuar nga Sony. “Sensori kryesor” është 16 megapiksel (hapja e fokusit 1.7) ndërsa sensori dytësor është 20 megapiksel (hapja e fokusit 2.6).
Kamera e dytë është në të vërtetë një teleobjektiv, e cila përcakton distancën midis sensorit dhe objekteve rreth e qark. Ndërsa kamera e përparme është 16 megapiksel, me disa funksione të menduara qëllimisht për selfie. OnePlus nuk është fokusuar vetëm në sistemin fotografik por edhe në software e smartphone-t.
Përmirësimet në sektorin fotografik janë të ndjeshme. Në modalitetin Portrait të dy fokuset punojnë së bashku për të krijuar distancën e duhur mes objektit në plan të parë dhe atij në sfond, duke krijuar efektin e famshëm bokeh. Funksioni Smart Capture ju lejon të zmadhoni objektet që doni të fotografoni duke mos e zvogëluar cilësinë e imazhit.
Dash Charge, si të karikoni smartphone në vetëm 30 minuta
OnePlus do t’i gëzohet teknologjisë së zhvilluar nga kompania kineze, Dash Charge, që ju lejon të karikoni telefonin në një kohë të shkurtër. OnePlus siguron se kohëzgjatja e baterisë do të jetë 1 ditë dhe do të karikohet në vetëm 30 minuta. Bateria është 3300mAh.
Çmimi dhe data e daljes në treg të OnePlus 5
OnePlus 5 do të jetë në dy versione të ndryshme: modeli bazë Slate Gray me 6GB RAM e 64GB memorie të brendshme do të kushtojë 499 euro.
Versioni Midnight Black, 8 GB RAM dhe 128GB memorie të brendshme do të kushtojë 559 euro. OnePlus 5 do të dalë në treg më 27 qershor dhe mund ta porosisni edhe online duke futur kodin “clearer photo”.