Të gjithë operatorët e tregut të energjisë duhet të paguajnë pranë Entit Rregullator të Energjisë një pagesë që njihet si pagesa e rregullimit. ERE publikoi së fundmi një draft mbi mënyrën sesi do të llogartiet kjo pagesë për secilin prej tyre.
Procedura për operatorët
Sipas ERE të licensuarit në zbatim të neneve 45 e 46 te Ligjit 43/2015 “Për Sektorin e Energjisë Elektrike” dhe të kushteve të licensës depozitojnë në ERE deri me datë 31 Janar te vitit pasardhes pasqyra të plota për vitin e mëparshëm ushtrimor e më tej deri në datë 30 Qershor kopje të audituar të pasqyrave financiare të periudhës së mëparshme nga ku rezulton informacioni mbi të ardhurat e realizuara nga aktiviteti i licensuar që do të perdoren në llogaritjen e pagesave të rregullimit. Nga ana tjetër pagesat e rregullimit duhet te miratohen deri ne 15 Dhjetor te vitit aktual
Si llogaritet pagesa
Në draft Enti nënvizon se pagesat e rregullimit do të llogariten bazuar në peshën specifike që zënë të ardhurat e realizuara në vitin paraardhes nga aktitviteti i ccdo të licensuari ndaj totalit te të ardhurave të sektorit të energjisë elektrik(pika 6.1). Kjo pagesë për secilin të licensuar është e barabartë me produktin e peshës specifike të llogaritur sipas pikës 6.1 me vleftën për t’u shpërndarë, buxhetin e ERE-s ( pasi të jenë zbritur pagesat fikse nga licensimit ) të percaktuar sipas pikës 1 të nenit 17 të Ligjit Nr. 43/2015 “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”.
Nga ana tjetër shoqëritë e licensuara në aktivitetin e prodhimit, furnizimit dhe tregëtimit të energjisë elektrike që në vitin paraardhës nuk kanë pasur aktivitet, pagesa e rregullimit do të jete një shume fikse. Në rastet kur ndonjë shoqeri e licensuar nuk ka paraqitur pasqyrat financiare , sicc parashikon neni 46 i Ligjit 43/2015 “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”, atëherë ERE do të përllogaritë këtë pagesë mbi bazën e vleresimeve nga të dhena të marra nga Publikime Zyrtare
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.