Ka momente që duket se nuk përfundojnë kurrë. Dhe vështrime që të qëndrojnë përbrenda. Si ato dhjetë sekonda të pafundme kur fikson sytë e orkës që shfaqet krejt papritur nga deti, ndërsa trageti hyn në portin e Stromness. Ishujt Orcadi, në veri të Skocisë. Në veri, gjuha vikinge, (në të kaluarën ishin pjesë e Norvegjisë) do të thotë ishulli i fokave. Për të arritur deri këtu ju duhet të kaloni përmes Pentland Firth, një nga rrugët më të pabesa të detit në Evropë siç dëshmohet nga reliket e shumta që akumulohen në fund dhe vënë në dukje një atmosferë misteri të këtyre tokave, fshehur vazhdimisht në mjegull.
Më i madhi është Mainland, i thyer, i egër dhe plot hijeshi. Kirkëall është kryeqyteti. Është qyteti më i madh në arkipelag. Ai shtrihet në det, rruga për të arritur derikëtu nga Stromness e ndan ishullin në mes. Një rrip asfalti në gjelbërim. Qetësi. Pastaj shtëpitë. St Magnus, që ndodhet ekzaktësisht në qendër të vendit, është katedralja mesjetare që është ruajtur më mirë e Skocisë. Është e madhërishme dhe imponuese, e ndërtuar në gur të kuq ranor. Lagur nga shiu duket edhe më misterioze.
Përbri ndodhet ajo që mbetet nga Bishop Palace, ku në 1263 vdiq mbreti Haakon Haakonson, dhe Earl Palace. Por çudia e vërtetë e këtij ishulli është rreth fshatit Stromness, një zonë e vërtetë arkeologjike që daton në periudhën neolitike. Skara Brae është fshati i periudhës së gurit që është ruajtyur më mireë në Evropën veriore. U zbulua në vitin 1850 gjatë një stuhie dhe daton rreth 3100 vjet para Krishtit.
Më pas vjen Maeshoëe, dhoma e morgut më e madhe dhe mbresëlënëse që ruan në mure grafite vikingë. Ajo është ndërtuar më shumë se pesë mijë vjet më parë dhe në të mund të hysh vetëm me një vizitë të udhëzuar. Në këmbë mund të arrini plazhet përmes Sands O ‘Ëright dhe Fourth Barrier, ose mund të zgjidhni të ecni për të arritur në Mill Sands ose Neëark Bay. Por nëse preferoni një peizazh akoma dhe më të thyer mund ta provoni veten përgjatë rezervuarit natyral të Mull head.