Më i famshmi është Big Ben, por nëpër botë ka edhe shumë të tjerë, të mrekullueshëm, simbole të qytetit ku ndodhen, të cilët fotografohen nga turistë nga e gjithë bota.
Përpara se orët të mbaheshin në xhep apo në dorë, ofronin së bashku me tingujt e kambanave, një mënyrë për të shënuar kohën gjatë ditës.
Më poshtë janë orët më të bukura dhe të famshme, simbol i artit dhe mekanikës në qytetet në të cilat ndodhen.
LONDËR – BIG BEN
Big Ben ndodhet në veri të Pallatit Wesminster në Londër dhe i referohet si orës dhe kullës së orës. Emri (fillimisht Clock Tower) në të vërtetë i referohet kambanës që ndodhet brenda kullës simbol. Ora u pagëzuar Elizabeth Tower në 2012, për të shënuar jubileun e diamanteve të Elisabetës 1.
PRAGË – ORA ASTRONOMIKE
Është një ndër më të bukurit në planet dhe simbol i kryeqytetit të Republikës Çeke. Është një monument shkencor i periudhës mesjetare i përbërë nga tre elemente kryesore. Pjesa astronomike, ku përveçse orës përfaqësohen edhe pozicioni i Diellit dhe Hënës; një pjesë më e ulët me 12 elemente që përfaqësojnë 12 muajt e vitit dhe “Kortezhi i Apistujve”, pjesa e tretë.
VENECIA – ORA SAN MARCO
Ndodhet në sheshin me të njëjtin emër, në majën e kullës së ndërtuar mes viteve 1496 – 1499. Sfondi i orës përbëhet nga flori dhe smalt blu – ajo shënon orën, ditën, fazat hënore dhe zodiakun dhe është e pajisur me një mekanizëm që prodhon tinguj.
BERNË – ZYTGLOGGE
Kulla e sahatit ishte porta e parë perëndimore e qytetit e ndërtuar në vitin 1200, ndërsa ora astronomike dhe kambana datojnë në vitin 1530.
MYNIH – RATHAUS-GLOCKENSPIEL
Kulla e famshme e orës, e lidhur me bashkinë e Mynihut, 80 metra e lartë është një kryevepër e vërtetë në stilin gotik. Glockenspiel do të thotë fjalë për fjalë “lojë kambanash”.
GJENEVË – ORA E LULEVE
U krijua në vitin 1955 për të nderuar mjeshtrit e orëve të vendit. Lulet që ndodhen në sfondin e orës zëvendësohen sipas stinës.
MOSKË – KULLA SPASSKAYA
Është pika e hyrjes në anën lindore të Kremlinit dhe është kulla më e rëndësishme e kompleksit. Në të ndodhet ora e famshme, simbol i kryeqytetit dhe një element i rëndësishëm për Vitin e Ri rus. Tradita thotë se nëse shprehni një dëshirë gjatë ndërrimit të viteve, mes tiktakut të fundit dhe tiktakut të parë, ajo do të plotësohet.
MONTREAL – OLD PORT CLOCK TOWER
Ndërtesa u përfundua në vitin 1992 dhe është 45 metra e lartë. Është e hapur për vizita gjatë periudhës maj – shtator dhe për të shkuar deri në majë, duhet të ngjisni 192 shkallë.
KUALA LUMPUR – SULTAN ABDUL SAMAD
Kulla 40 metra e lartë, bashkë me orën, është një ndër pikat më të njohura të horizontit të qytetit. Ndërtesa daton në fund të shekullin 19 dhe ndodhet në Dataran Merdeka (Sheshi i Lirisë), ku festohen ngjarjet më të rëndësishme.
CHIANG RAI, TAILANDE – CHIANG RAI CLOCK TOWER
Ndërtimi përfundoi në vitin 2008 dhe është vepër e arkitektit Chalermchai Kositpipat. Çdo mbrëmje ajo ofron një spektakël tingujsh e dritash, mjaft i dashur për turistët nga e gjithë bota.