Konfederata e futbollit të Amerikës së Jugut, CONMEBOL, njoftoi një sërë reformash këtë të mërkurë, projektuar për të çrrënjosur korrupsionin dhe pastruar imazhin e organizatës pas skandalit më të madh për marrje ryshfeti që goditi sportin e preferuar të botës.
Ish-presidentët e CONMEBOL Nicolas Leoz dhe Eugenio Figueredo po përballen me urdhërat e ekstradimit të SHBA-ve, pasi ata dhe zyrtarë të tjerë ish ose aktual të qeverisjes së organit të FIFA dhe medias sportive dhe drejtuesit e marketingut janë akuzuar në maj Nju Jork për ryshfet dhe korrupsion.
Në një dokument prej katër faqesh, Drejtori i Përgjithshëm i CONMEBOL, Gorka Villar tha se të gjitha lidhjet tregtare me organet e lidhura me aktivitetet kriminale do të rishikohen dhe se nuk do të zbatohen kontratat me individë të cilët ballafaqohen me akuza ligjore, nëse nuk ka ndryshime të tjera.
Llogaritë e audituara të CONMEBOL dhe pagat e presidentit të konfederatës dhe anëtarëve të komitetit ekzekutiv do të postohen në faqen e internetit të organit, referoi deklarata.
Reformat u miratuan nga drejtorët fundjavën e kaluar në një takim në Shën Petersburg, Rusi, ku FIFA u mblodh për finalet e Kupës së Botës në 2018 që pritet të organizohet nga Rusia.
Akuzat e Departamentit amerikan të Drejtësisë përfshin rastin e tre biznesmenëve argjentinas që formuan një kompani e cila ka hyrë në një kontratë prej 317.5 mln dollarë me CONMEBOL për të siguruar të drejta ekskluzive komerciale mbarë botërore për turnet e Cops America në vitin 2015, 2019 dhe 2023.
Ryshfetet që arritën deri në 110 mln dollarë iu premtuan zyrtarëve të CONMEBOL, nga të cilat 40 mln dollarë tashmë janë paguar, sipas padisë së SHBA.
Për vite të tëra, selitë e CONMEBOL-së jashtë kryeqytetit Paraguaj, Asuncion, gëzonin imunitet ligjor.
Ligjvënësit e Paraguai muajin e kaluar e ‘zhveshën’ konfederatën nga privilegji i saj ligjor, teksa tifozë të futbollit në të gjithë kontinentin ‘tretën’ sasinë e madhe të kesh-it që zyrtarët e drejtësisë amerikane thanë se ishte përfshirë në një ndërmarrje kriminale që përfshiu të gjithë Amerikën.