Nëse përzgjedhja e Vitit të Ri tuaj është të organizpheni më mirë, ju nuk jeni vetëm. Shumica prej nesh vdes për më shumë rend dhe më pak kaos në jetë e tij. Organizimi me shumë gjasa rrit besimin tuaj, kursen kohë dhe para, dhe madje rrit edhe shanset për të siguruar punën e ardhshme.
Kërkimi punës është një proces i komplikuar, dhe ju duhet të mbani shënime të kujdesshme për të qenë i suksesshëm. Ndër të tjera, ju duhet të ‘gjurmoni’ dhe të ruani:
- Njoftimet e punës për të cilat keni aplikuar
- Kërkimet rreth kompanisë
- Versionet e CV dhe letrave
- Shënimet e intervistave dhe cfarë ka pasuar
Pjesa më e madhe e rrëmujës suaj mund të jetë dixhitale, por ky është tjetër problem. Përqëndrohuni së pari se si të organizoni hapësirën tuaj fizike.
Ekspertët thonë se parimi i parë i organizimit është që të filloni me një qëllim në mendje. Çfarë lloj ndjesie kërkoni nga zyra juaj kur të futeni në të? Si e dëshironi rutinën tuaj në mëngjes për çdo ditë? Çfarë duhet të bëni që të ndiheni plotësisht i përgatitur për një intervistë?
Parimi i dytë i organizimit është të krijoni një shtëpi për çdo send. Nëse dikursh shkon në shtëpinë tuaj dhe ju kërkon një pirun, ju do të jetë në gjendje ta gjeni në sekondë. Kjo për shkak se serviset janë artikuj që ne i ruajmë në mënyrë të vazhdueshme.
Parimi i tretë është që të bëni atë që duhet bërë kur duhet bërë. Arkivoni çdo gjë menjëherë; duhen vetëm pak sekonda.
Për t’ia nisur nga organizimi hapësirës suaj të punës, ekspertët rekomandojnë të filloni duke hequr gjithçka nga hapësira kështu që ju mund ta shihni me sy të pastër. Më pas shpenzoni kohë duke vizualizuar hapësirën ideale të punës në kanavacë.
Filloni ti veëndosni gjërat dërish në vend sipas frekuencës së tyre të përdorimit. Kur është e mundur, ruani sendet e ngjashme së bashku pranë ku të përdoren me lehtësi dhe t’jua kapi syri. Rrëmuja vizive vështirëson përqëndrimin në punë, kështu sa më e pastër hapësira juaj e punës, aq më shumë produktiv do jeni ju.