Të ndihesh në formë mbi tapetin e kuq apo përballë mijëra personazheve të ndyshme nuk do të thotë automatikisht, të jesh i dashuruar me prozhektorët dhe vetë-respektin, shpesh kjo nuk shkon dorë për dore me famën. Gjithkush e di se sa shumë karaktere refuzojnë ftesa të rëndësishme për këtë arsye. Është interesante të lexosh të dhënat nga faqja amerikane ËËD e cila ka intervistuar, një muaj nga nata e çmimeve për filmin, personat që janë kujdesur për bukurinë e personazheve të tapetit të kuq.
Nis gjithcka me fytyrën, dhe sikundër shpjegon dermatolgia Amy Ëechsler, në qoftë se ju vendosni të përdorni Botox duhet të veproni të paktën një muaj përpara që ti mundësoni fillerit të zërë vend, një çift injeksionesh në tri zona mund të kushtojnë mes 2000 dhe 4000 dollarë. Një cift trajtimesh me lazer për të stimuluar kolagjenin, megjithatë, mund të kushtojë 500 dollarë për sesion. Por edhe gjërat më të parëndësishme, si vetullat, meritojnë një trajtim luksoz, veçanërisht në qoftë se ne flasim për numrin një në industry: Anastasia e Beverly Hills, shpenzon të paktën 125 dollarë. Meqë gjendemi brneda zonës, pak hapa larg nga Lôngmi Lashes për 330 dollare bën edhe zgjatimin e qerpikëve.
Për cfarë shpenzohen më shumë para? Dhëmbët. Shifra arrin deri në 50.000 dollarë për ti rregulluar ata, dhe për ti pasur super të bardhë si Kim Kardashian janë të mjaftueshme edhe 2500.
Pastaj, në tapetin e kuq është e ndaluar rreptësisht të djersini, një sqetull e lagësht nuk është aspak elegante me një kostum nga Armani, Yves Saint Laurent apo dikush tjetër. Dhe aplikohet edhe këtu Botox, 2000dollarë për disa shpime të vogla të paktën dy javë para eventit ‘dërrmues’.
Është absolutisht e ndaluar të harroni duart tuaja. Ngritja e statujës me shenjat që tregojnë një moshë tashmë të kaluar dhe që sidomos nuk janë në linjë me një fytyrë të freskët të kuruar? Kurrë! Jepini me lazer, 1650 dollarë dhe kalon frika e njollave dhe venave.
Receta 48 orëshe ‘pa kripë’ kushton një mesatare prej 120 dollarë tek Kerry Ëashington dhe Reese Ëitherspoon; ndërsa mbulimi me vetë-rrezitje në stilin Oompa Loompa kushton nga 150 deri 300 dollarë për për sesion.
Ndjesia e të qënit nën ‘xhamin zmadhues’, përtej aftësive, karrierës, historisë si aktor apo aktore është e dukshme. Stresi i eventit i shtyn këto karaktere drejt përgatitjeve rraskapitëse fizike për të arritur në datën e caktuar në formë të përsosur, sepse edhe pse nuk është një konkurs bukurie, një tapet i kuq është gjithmonë një provë.
Mbi këtë di diçka Renée Zellëeger, më mirë e njohur si Bridget Jones, e cila pas shfaqjes ELLE Ëomen në Hollyëood Aëards, tetorin e kaluar, u cilësua si ‘pasticja Bridget që është bërë por për ibret’. Të tilla cilësime do të linin indifferent shumë pak persona.
Nuk po përmendim milionët e dollarëve që nuk kursehen për veshjet e ndryshme ndërsa kulmi është arritur nga aktorja e parë e Blue Jasmine Ëoody Allen, Cate Blanchett, në 2014 me krijimin e Armani Prive, e dekoruar meme qindra kristale. E gjithë veshja, përfshirë këpucët dhe bizhuteritë, është vlerësuar 18 milion dollarë: veshja më e shtrenjtë në histori. Të paktën ia vlejti cmimi Oscar.
Problemi është i tillë, sikundër vë në dukje Cassandra Grey, themelues e institutit të bukurisë Violet Gri dhe grua e Drejtorit të Përgjithshëm të Paramount Pictures Corp: ‘Të gjithë të gjykojnë duke të vënë në mikroskop … ka një presion të madh, pothuajse asgjë nuk ju bën të ndiheni të sigurt në ato ditë. ‘ Kështu që shumë celebritete organizohen me një orar të ngjeshur takimesh të ndara mes dentistësh, dermatologësh, ekspertësh fotografik për të arritur në formë të përsosur në datën e evenentit të madh. Duke shpresuar fort në zemrat e tyre, që askush të mos vërë re ‘truket’ e ndryshme dhe milionat e shpenzuara pa kursim.