Operatori i Shpërndarjes së energjisë OSHE njoftoi anullimin e procedurës të blerjes së energjisë elektrike për mbulimin e humbjeve nga tregu i parregulluar (importi apo prodhuesit privat vendas) për periudhën 21-31 Mars 2015.
Burimet zyrtare të OSHE bënë me dije se, në datën 12 mars 2015, nga stafi i KESH sh.a u informuam me e-mail, se si rrjedhoje e situates hidrike, të prurjeve të pritshme dhe te nivelit aktual të nivelit në liqenin e HEC Fierzës, KESH sh.a arrin të sigurojë plotësimin e kërkesës për klientët tarifor dhe mbulimin e humbjeve të parashikuara për periudhën 21-31 Mars 2015 në nivelin 270 MËh në profilin band (ora 00:00 – 24:00). Cmimi referencë më të cilin KESH do ti shesë energji OSHE-së është cmimi i energjisë në Bursën e Hungarisë.
Në këto kushte, Drejtoria e Tregtimit të Energjisë, i propozoi administratorit të Kompanisë anullimin e procedurës të blerjes së energjisë elektrike për mbulimin e humbjeve nga tregu i parregulluar (importi apo prodhuesit privat vendas) për periudhën 21-31 Mars 2015, njoftuan burimet e kompanisë.
Humbjet për periudhen 21-31 Mars 2015, do të plotësohen nga prodhimi i kompanisë KESH sh.a në përputhje me kushtet e përcaktuara në marrëveshjen midis KESh sh.a dhe OSHEE sh.a mbi “Shit- blerjen e energjisë elektrike ndërmjet KESh sh.a dhe OSHEEE sh.a për tepricat e energjisë elektrike, përfshirë tepricat në kushtet e prurjeve të mëdha, më qëllim plotësimin e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes për vitin 2015”
Modeli i tregut nuk e lejon që OSHE të mbulojë humbjet nëpërmjet prodhimit nga KESH. Por me vendimin datë 6 shkurt të këtij viti të Bordit të Komisionereve te ERE-s mbi “Shit-blerjen e energjisë elektrike ndërmjet KESh sh.a dhe OSHEEE sh.a për tepricat e energjisë elektrike, përfshirë tepricat në kushtet e prurjeve të mëdha,më qëllim plotësimin e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes për vitin 2015”.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, anuloi tenderin edhe për periudhën e 11-20 mars 2015, pasi Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ra dakord t’i shesë drejtpërsëdrejti asaj 270 MËh gjatë kësaj periudhe me çmim referencë çmimin e raportuar nga bursa e Hungarisë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.