Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njofton se, për shkak të kohës së keqe kanë dalë jashtë pune disa nënstacione dhe linja furnizimi në rajone të ndryshme të vendit.
Bëhet e ditur se grupet e eleminimit të avarive janë aktualisht në terren dhe po punojnë maksimalisht për të normalizuar situatën.
Zonat pa energji elektrike janë: Komunat Fush Ale, Arëz, Zall-Dardhë, Reç, Lurë, Sllovë, Kala e Dodës, në Elbasan komunat “Pishaj”, Sulte, “Poroçam”, në Pukë komunat Gjegjan (pjesërisht) dhe “Qafë-Mali”
(pjesërisht), në Tepelenë komunat Krahës dhe Qesarat, në Korçë Bashkia Bilisht, komunat Liqenas, Miras Qendër, Hoçisht, Progër, Gore, Moglicë dhe HEC-et “Strelca” e “Verba”.
Gjithashtu, për shkak të dëmtimit të linjës 110-28 në Fushë Arrëz – Kalimash, e cila administrohet nga OST, kanë mbetur pa energji N/Stacionet e Kalimashit, Kalimash-Tunel, Kukësi dhe Hasi.
Konkretisht pa energji kanë mbetur zonat në Bashkinë Kukës, Krumë si dhe tuneli Kalimashir, komunat Tërthore, Topojan, Shishtavec, Bicaj, Ujmishtë, Shtiqën, Suroj, Kolsh, Shënmeri, Golaj, Fajzë, Gjinaj, Bytyç, HEC-et Bele-1, Cernaleve dhe Pobreg.
NJë tjetër defekt i ndodhur mësohet se është në linjën 35 kV, Korçë – Gjanç, duke lënë pa energji elektrike komunat Voskop, Lekas, Vithkuq dhe HEC-et “Gjanç”, “Vithkuq” dhe “Qari”.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.