OSHEE, prodhuesve me përparësi të energjisë: Kushtet që duhet të plotësoni që të lidhni kontratë

06/12/2017 11:29 AM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Prodhuesit me përparësi të Energjisë Elektrike kaluan gjatë këtij viti nga marrëdhënia e rregulluar me Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare tek ajo me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Pjesa më e madhe tashmë kanë një kontratë me OSHEE, e cila është nënshkruar pas plotësimit të kushteve të kërkuara.

Por vetë kompania e shpërndarjes ka qartësuar dokumentet dhe kriteret që duhet të plotësojnë prodhuesit e energjisë për të lidhur kontratë. Bëhet fjalë për të gjithë ata prodhues që, pasi kanë përfunduar ndërtimin dhe janë licencuar në prodhim, duan të shesin energjinë e tyre tek OSHEE. Blerja e kësaj energjie bëhet në bazë të formulës së miratuar nga qeveria që ka në themel Bursën e Hungarisë.

Por cilat janë dokumentet dhe të dhënat që duhet të paraqesë çdo prodhues pranë OSHEE?

Së pari, janë ato që kanë të bëjnë me emrin e plotë të shoqërisë prodhuese të energjisë elektrike, adresën e saj, telefoni, email, administratori ose përfaqësuesi ligjor, fotokopje e kartës së identitetit.

Së dyti, janë dokumentet juridike ku përfshihen kërkesë me shkrim e shoqërisë prodhuese për lidhje kontrate shitblerje të energjisë elektrike me shoqërinë OSHEE sh.a, 30 ditë përpara se impianti prodhues të vihet në shfrytëzim të plotë e të fillojë prodhim/livrimin e Energjisë. (Bazuar në kontratën Tip të ndryshuar të Shitblerjes së energjisë, të miratuar nga ERE me vendimin me Nr. 147, datë 30.09.2016, NENI 4 (Dokumentacioni Paraprak, Tensioni, Frekuenca).

Po kështu duhet shkresa e Lejes së miratuar të Lidhjes me rrjetin shpërndarës të OSHEE sh.a ose OST sh.a e lëshuar nga operatori përkatës i rrjetit. Marrëveshja e Lidhjes me operatorin e rrjetit përkatës, kontrata koncesionare ose kontrata privatizimit e nënshkruar me Ministrinëe Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ekstrakti i thjeshtë dhe ekstrakti historik në origjinal i QKR së shoqërisë qe ka nënshkruar kontratën e koncesionit ose kontratën e privatizimit me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Ekstrakti i thjeshtë dhe ekstrakti historik në origjinal i QKR për shoqërinë e licencuar për prodhimin dhe tregtimin e energjisë elektrike. Njoftimin zyrtar nga ana e shoqërisë prodhuese drejtuar Autoritetit Kontraktues (MIE) dhe AKBN për përfundimin e punimeve dhe vënien në shfrytëzim të impiantit prodhues. Deklaratë Dakordësie për livrimin e energjisë elektrike të prodhuar me tension dhe frekuencë në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

DOKUMENTA TEKNIKE

 

1.            Licenca per prodhimin e energjise elektrike te leshuar nga ERE.

2.            Gen-Plani i vendosjes se objektit ne shkalle1; 25.000 (ne format A3).

3.            Planimetria e detajuar e HEC ku tregohet vendodhja e paisjeve dhe e sistemit mates.

4.            Skema e plote principale elektrike e Centralit, Nenstacionit ngrites dhe lidhjes me sistemin elektroenergjitik (single line diagram).

5.            Specifikimet teknike e te gjithe elementeve te Centralit prodhues, Nenstacionit ngrites dhe lidhjes me rrjetin si: tipi i gjeneratorit sinkron/asinkron dhe parametrat e tij, transformatorit rrites te fuqise dhe transformatorit te nevojave vetjake, çelsave, ndaresve, zbarave, te hyrjeve dhe daljeve te linjave, kabllot, izolatore, shkarkues, etj.

6.            Skema principale e mbrojtjes rele. Tipet e releve, funksionet dhe tarimet e tyre.

7.            Skema principale e Kontrollit & Monitorimit, telekomunikacionit dhe arkitektura e SCADA (nese ka).

8.            Skema principale e Sistemit te Matjes duke pasqyruar te gjitha elemente e saj.

9.            Specifikimet teknike e te gjithe elementeve te sistemit te matjes (aparatit mates elektrik, transformatoreve te rrymes dhe tensionit).

10.          Katalogjet dhe manualet e perdorimit te aparatit mates, katalogjet e trasformatoreve te rrymes dhe tensionit.

11.          Certifikata e kalibrimit te matesit, e leshuar nga Drejtoria e Pergjithëshme e Metrologjise/Laboratori i Matjeve Elektrike (perjashtohen matesit e prodhuar sipas MID 16 e me pas).

12.          Ekstrakti i printuar i parametrizimit te matesit, ne rast se matesi eshte i parametrizuar.

13.          Relacioni teknik i mbajtur per testimet e kryera per venien ne pune te HEC-it shoqeruar me protokollet e testimeve te kryera, pasi te pregatiten dhe dorezohen subjektit koncensionar nga AKBN.

14.          Planifikimin mujor/vjetor te prodhimit te energjise.

Pas venies ne shfrytezim te HEC, ky planifikim duhet te paraqitet cdo fillim viti per vitin ne vazhdim.

 

IV.          KERKESA TEKNIKE QE DUHET TE PLOTESOJE SISTEMI I MATJES

 

1.            Sistemi i matjes se energjise se prodhuar do te instalohet ne piken e levrimit, ne te cilen Sistemi i Matjes plotëson të gjitha kushtet teknike dhe të saktësisë sipas Kodit të Matjes së Energjisë Elektrike dhe akteve të tjera nënligjore të miratuara nga ERE për këtë qëllim.

2.            Sistemi i matjes se energjise se prodhuar nga centralet prodhuese duhet te lidhet ne dalje sekondare te vecanta te trasformatoreve te rrymes dhe tensionit, qe sherbejne vetem per ushqimin e qarqeve te matjes se energjise se prodhuar dhe nuk mund te sherbejne njekohesisht edhe per ushqimin e qarqeve te mbrojtjes apo te matjes se parametrave te tjere elektrike.

3.            Qarqet sekondare te trasformatoreve te rrymes dhe tensionit nuk duhet te kene pika nderprerje deri tek aparati mates i energjise.

4.            Trasformatoret e rrymes dhe te tensionit duhet te kene mundesi vulosje te kapakeve te morseterive te tyre dhe nese kjo nuk eshte e mundur duhet te vendosen ne nje panel vecante i cili duhet te kete mundesi vulosje.

1.            Aparati mates i energjise elektrike duhet te plotesoje te gjitha standartet nderkombetare IEC si edhe MID.

2.            Aparati mates i energjise elektrike duhet te jete i markuar me simbolin CE

3.            Aparati mates i energjise elektrike per qellime standartizimi, duhet te jete i tipit elektronik multifunksional i afte te realizoje matje dhe monitorim te fuqise dhe energjise elektrike aktive, reaktive, ne te dy drejtimet marrje – dhenie ne kater kuadratet.

4.            Aparati mates duhet te jete i paisur me aksesoret dhe antenen per komunikim, me portat e komunikimit RS 485, RS 232 dhe Ethernet, i afte te transmetoje te dhenat nepermjet modemave GSM/ GPRS/EDGE ne drejtim te qendres se menaxhimit te te dhenave prane OSHEE sha.

5.            Te jete i afte te komunikoje nepemjet disa protokolleve, duke perdorur ato me te avancuarat e kohes si Modbus, DNP, UDP/IP, DLMS/COSEM etj.

6.            Aparati mates i energjise elektrike, transformatoret e rrymes dhe te tensionit duhet te plotesojne klasen e saktesise sipas kodit te Matjes, pika III.5.2.

7.            Libri i leximit ditor te matesit te energjise, duhet te mbahet gjate gjithe kohes ne HEC. Ky liber duhet te jete me flete te numeruara dhe te vulosura.

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz