Administratori i Pergjithshem i OSHEE, Adrian Cela njoftoi para mediave shpalljen e vendeve vakante pranë institucionit të cilin drejton.
Si pjesë e shpalljes së vendeve vakante, z. Çela u bëri ëm dije të gjithë të interesuarve të aplikojnë për të qenë pjesë e strukturave të OSHEE dhe për të qenë pjesë e reformës kundër abuzimeve dhe vjedhjes së energjisë elektrike, siç njoftoi Çela.
Gjithashtu, kreu u OSHEE njoftoi se është vënë në dispozicion një portal online, nga ku fillimisht bëhet regjistrimi online në zyrat e punës
“ Për këtë qëllim, ne kemi vënë në funksion një portal special online permes të cilit mund të bëhen aplikimet. Për çdo vend vakant kemi publikuar specifikimin e përshkrimit të detyrës që ofrohet dhe zonën, dhe çdokush që është i interesuar të jetë pjesë e ekipit të OSHEE, i përkushtuar, i ndershëm dhe i ndërgjegjshëm për rëndësinë që ka pozicioni të aplikojë përmes faqes zyrtare www.oshee.al.”, deklaroi Adrian Çela.
Në fund, kreu i OSHEE theksoi se procedurat e aplikimit janë të qarta dhe për këtë qëllim, është ngritur një grup rekrutues.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.