Emri i tij të thotë pak, edhe pse Oukitel prodhon pajisje mobile me karakteristika konkurruese dhe me një raport të mirë cilësi-çmim.
Kompania kineze ka bërë të ditur se së shpejti do të hedhë në treg Oukitel K3, një smartphone me katër fotokamera dhe një bateri infinit
Karakteristika teknike të Oukitel K3
Janë mbi të gjitha bateritë që e kanë bërë të famshme kompaninë Oukitel, e cila pak muaj më parë prezantoi Oukitel K10000 Pro, një version i azhurnuar i K10000. Rikthehemi tek Oukitel K3, i cili do të ketë bateri 6000 mAh.
Oukitel K3 do të ketë chipset MediaTek MT6750T dhe procesor octa-core 1,5 Ghz. Smartphone do të suportohet nga 4GB RAM dhe 64 GB memorie e brendshme. Nuk mund të mungonte as lexuesi i gjurmëve dixhitale në këtë telefon.
Rikthehemi te një ndër karakteristikat më befasuese të Oukitel K3 – sektori fotografik. Ky smartphone ka 4 fotokamera. Telefoni i kompanisë kineze do të ketë sistem Android 7.0 dhe është i disponueshëm në dy ngjyra: blu dhe të zezë. Bëhet e ditur se K3 do të dalë në shitje në muajin shtator.
Oukitel K3 – Karakteristikat e plota
Parametrat bazikë
Ngjyra: blu, e zezë
Dimensionet dhe pesha: 155.7*77.7*10.3mm
OS: Android 7.0 Nougat
Chipset: MT6750T octa-core 1.5GHz ARM T860 MP3
Memoria: 4GB RAM/64GB, 64GB me mundësi për t’u zgjeruar
Ekrani: Përmasat: 5.5″ FHD
Rezolucioni: 1920*1080 piksel
Kamera
Kamera e pasme: 13.0MP+2MP, 16MP interpolated, LED flash
Kamera e përparme: 5.0MP+2MP,16MP interpolated, LED flash
Bateria: 6,000mAh, 9V/2A charger
Lidhja
Network: 2G: 850/900/1800/1900MHz; 3G: 900/2100MHz; LTE-FDD: B1/B3/B7/B8/B20
SIM Card: 2*nano SIM or 1*nano SIM+1TF card
WLAN: 802.11a/b/g/n/, Support Hotspot
Bluetooth: 4.1
GPS: GPS/AGPS/GLONASS
USB: Micro 5PIN
Earphone jack: 3.5mm
OTG: Po
OTA: support
FM Radio: support