Ministri italian i Ekonomisë Pier Carlo Padoan, tha të enjten se pasojat e mundshme nga konfrontimi politik i Greqisë nuk do të shkaktojnë krizë të borxhit në zonën e euros sikundër ajo që e shtyu Italinë në prag dështimi tre vjet më parë.
‘Greqia në 2015 nuk është e njëjta me atë në vitin 2010-2011,’ tha Padoan në një konferencë në Romë. ‘Nuk ka absolutisht asnjë rrezik infektimi për ne’.
Parlamenti grek ka mbajtur raundin e parë të votimit të mërkurën, duke dështuar në zgjedhjen e presidentit të ri. Do të ketë dy raunde të tjera votimi, që pritet të përfundojnë më 29 dhjetor, nëse parlamenti nuk do të mund të zgjedhë presidentin e ri deri në këtë datë ka të ngjarë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Sondazhet sugjerojnë se zgjedhjet do të fitohen nga partia e majtë Syriza, e cila premton të rinegociojë marrëveshjen ndërkombëtare të paketës së shpëtimit për të cilën Greqia ka ende nevojë në mënyrë që të sigurojë ‘mbijetesën’ e financave të saj.