Vitin e kaluar, paga më e lartë mesatare në rajon, sipas të dhënave më të fundit reja është llogaritur në Slloveni 1,020.40 euro, ndërsa më e ulëta në Maqedoni 363,80 euro.
Paga mesatare në Kroaci është 749,70 euro, në Mal të Zi 503 euro, në Bsonje – Hercegovinë 428 euro, në Serbi 369,70 euro, thuhet në analizën e agjencisë Anadolu .
Sipas analizës, paga mesatare në Maqedoni ishte më e ulët edhe në krahasim me fundin e vitit 2015 (9.20 euro më pak).
“Rritje konstante është regjistruar te paga mesatare në Mal të Zi ( 13 euro).
Në Kroaci dhe BeH paga mesatare u zvogëlua përkatësisht me 12.3 dhe 2.5 euro.
Vitin e kaluar rritja më e madhe e pagës mesatare u regjistruar në Serbi (në krahasim me vitin 2015), me 42,70 euro, por sërish është mes pagave më të ulëta në rajon.