Paga mesatare në Serbi i ka kaluar 400 eurot, për herë të parë, duke u përllogaritur 401 euro në prill, ka deklaruar Aleksander Vucic.
Kjo do të thotë që ka ndodhur ajo që kemi dëshiruar, të ardhurat në sektorin privat janë rritur dhe ne do të vazhdojmë t’i krijojmë biznesit klimën më të mirë të mundshme. Ne, gjithashtu, presim që të ardhurat në sektorin public të jenë më të larta në fillim të vitit pasardhës,- ka thënë Vucic, duke theksuar se Serbia ka një trend ekonomik në rritje që nga tetor.
Dukë folur për gazetarët në parlamentin serb, ai deklaroi se deficit në 5 muajt e parë të vitit ishte në nivelin 1103 miliardë dinarëve, ndryshe nga çfarë kishtë parashikuar FMN, 75.4 miliardë dinarë.
Mbledhja e akcizës u rrit me 25.3% krahasuar me një vit më parë, mbledhja e TVSh-së u rrit me 10.3%, të cilët janë treguesit më domethënës që shpjegojnë rritjen në ekonominë serbe, tha ai.
Mbledhja e detyrimeve doganore u rrit me 8.8%, mbledhja e të ardhurave nga taksave me 5.6%, dhe zëri i të ardhurave të tjera nga taksat u rrit me 8.5%, deklaroi për gazetarët.
Duke folur për trendet makroekonomike, ai vazhdoi të pohojë se rritja reale e 3.5% u regjistrua në katër mujorin e parë të këtij viti.