Paga minimale, Këshilli del pa konsensus; Qeveria do vendosë sa do të jetë, pritet 23 mijë lekë

17/02/2017 2:52 PM 0 komente

Këshilli Kombëtar i Punës nuk ka arriti dot që të dalë me një vendim të unifikuar në lidhje me ndryshimin e pagës minimale bga mbkedhja e sotme. Qeveria ka propozuar që paga minimale për efekt të kontributeve shoqërore të rritet në nivelin 24,000 lekë, ndërsa Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë e propozoi shifrën në 26,000 lekë ( duke hequr dorë nga propozimi fillestar për rritje në 28,600 lekë) . Mësohet se në qeveri do të shkojnë të dy këto variante, për të dalë më pas me një shifër finale. Ka gjasa që efektet e pagës së re minimale të nisin në muajin mars.

Nga Ministria e Financave mësohet se ka të ngjarë që të miratohet varianti i 23 mijë lekëve.

Pak ditë më parë ishte ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë që deklaroi se rritja do të prekte edhe sektorin privat, ndërkohë që në administratën shtetërore ajo është parashikuar të rritet në nivelin 37,000 lekë.

Në fakt që në fillim të vitit të kaluar ka qenë Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve dhe Këpucëve (DHKPV), e cila përmes një letre drejtuar kreut të qeverisë, i ka kërkuar rritjen e pagës minimale në nivel kombëtar, nga 22.000 lekë në 23.000 lekë.

Bordi Drejtues i Dhomës Kombëtare të Prodhuesve të Veshjeve dhe Këpucëve argumentonte se kërkesa është bërë nisur nga situata, në të cilën është duke u zhvilluar veprimtaria e biznesit në sektorin e regjimit aktiv dhe të eksporteve; Koniunktura e tregut ndërkombëtar në fushën e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve; Niveli i kursit të këmbimit; Dëshira për të ndikuar në rritjen e konsumit dhe përmirësuar sado pak cilësinë e jetesës së të punësuarve tanë etj.

Ndërsa kërkonte që efektet e kësaj rritjeje të fillojnë nga 1 janar 2017.

Nga ky vendim pritet të preken më shumë sektori eksportues dhe i prodhimit, të cilën pagat e ulëta i kanë si avantazh konkurrues. Sipas tyre, kjo do të shoqërohet edhe me rritjen e kostove. Për sipërmarrësit e sektorit të prodhimit, me rritjen e kësaj page, rrezikohet që të rriten edhe çmimet, duke qenë se shpenzimi, sipas tyre, diku do të ‘shkarkohet’

Për sektorin e fasonit, rritja e kësaj page gjithashtu shihet si një veprim ‘shkatërrues’, siç e thonë dhe vetë ata, pasi rreth 60-70% të kostove të tyre e përbëjnë ato të punës.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz