Në reformën e energjisë, Banka Botërore tërheq vëmendjen se krahas detyrimit të konsumatorëve për të paguar faturat, duhet t’u sigurohet atyre një shërbim cilësor i furnizmit me energji. Në një intervistë për Abc neës, Drejtori Ekzekutiv i Bordit të Bankës Botërore për vendin tonë, Patrizio Pagano, theksoi se duhet vazhduar me reformën në energji, ndërsa për një perspektivë më të mirë ekonomike në të ardhmen, nevojitet një arsim cilësor.
Banka botërore i tërheq vemendjen qeverisë, se reforma në energji duhet të jetë e plotë, ku edhe kompania e shpërndarjes të marrë përgjegjësitë e saj. Një një intervistë për Abc news, Patrizio Pagano Drejtor ekzekutiv i bordit të BB për Shqipërinë vlerëson mbjedhjen e pagesave të energjisë, por kërkon permiresim të shërbimit dhe furnizimit me energji.
“Di që qeveria ka ndërmarrë masa të rëndësishme për të siguruar që njerëzit të paguajnë faturat e energjisë, ky është një hap i parë i rëndësishëm por nevojitet të shoqërohet edhe me ofrimin e shërbimeve të duhura. Ndaj duhen investime, dhe pjesa më e ndjeshme, më e pambrojtur e popullsisë, duhet të mbrohet nga efektet e kësaj reformë.”- tha ai.
Ky sugjerim merr vlerë, kur të dhënat të INSTAT, për fazën filestare të reformës, raportojnë se humbjet nga mospagesa e energjisë janë përgjysmuar, ndërsa u rriten 34% humbjet teknike.
Pagano vëren se ekonomia jonë është prekur negativisht nga zhvillimet ekonomike, sidomos në Itali e Greqi. Por, ai është optimist për mjedisin ekonomik në te ardhmen, pas masave të ndërmarra nga Banka qendrore europiane. Ndërkohë, shiqpëria dipas tij, duhet të realizojë disa detyra emergjente
“Shqipëria po përballet me efektet e krizës financiare të mjedisit rrethues. Në këtë kontekst, qeveria duhet të vazhdojë axhenden e reformave të filluara. Ka shume projekte qe mund te realizohen dhe fokusi duhet te jete energjia dhe infrastruktura.”-deklaron Pagano.
“E gjithë kjo duhet bërë, ndërsa punohet për të siguruar një rritje aftgjatë ekonomike.-shton ai, duke thënë edhe se për një rritje ekonomike në plan afatmesëm e afatgjatë, duhet te investohet në arësim, shëndetësi dhe në forcimin e institucioneve, pra në tërësi në kapitalin njerëzor.
Banka Botërore do të shtojë dozën e financimeve në Shqipëri. Në 5 vitet e arshme ajo pritet të finacojë projekte për një vlerë totale prej 1.1 milard dollarë. Deri më tani, ka investuar 1,4 miliard dollarë,duke u renditur si financuesi kryesor në vend.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.