Pagat në Greqi duket se ‘po prekin fundin’ këtë vit, me një rritje të pritshme në 2015 për herë të parë pas një periudhe të gjatë, sipas Autoritetit Helenik të Statistikave (ELSTAT).
Shifrat e publikuara nga ELSTAT këtë javë treguan se në tremujorin e tretë të 2014 indeksi i përgjithshëm i pagave njoftoi rritje sezonale të parregulluar pas rënies së vazhdueshme për 16 tremujorë radhazi.
Në mënyrë të ngjashme, në raportin e saj të ndërmjetëm, Banka e Greqisë pret që pagat mesatare bruto do të rriten vitin e ardhshëm pas rënies pesë-vjeçare.
Të dhënat sezonale të parregulluara nga ELSTAT treguan një rritje vjetore prej 4.8 për qind në T3, duke rënë në 2.1 për qind pas rregullimit sezonal raporton Kathimerini.