Barcelona shpenzon më shumë para për pagat e futbollistëve se çdo klub tjetër sportiv në botë dhe është bërë klubi i parë në botë ku paga mesatare vjetore kapërcen 10 milionë paund në vit.
Kjo sipas raportit “Global Sports Salary Survey 2018”, të “Sport Intelligence”, që krahason pagat e klubeve të sporteve të ndryshme në nivel global.
Barcelona në krye
Siç shihet në raport, Barcelona ka rifituar vendin e parë për pagat më të larta (hera e fundit ishte në 2012), ku paga mesatare vjetore është rreth 10.454.259 paund për sezonin 2018/2019. Për herë të parë në nëntë vjet – prej kur realizohet “Global Sports Salary Survey” – paga mesatare e skuadrës së parë të një klubi e ka kapërcyer shifrën 10 milionë paund.
Niveli i arritur nga Barcelona e bën klubin katalanas të parin ku paga mesatare është më shumë 200 mijë paund në javë. Rivalët e Barcelonës në La Liga, Real Madrid, renditen në vendin e dytë, ku paga mesatare është 8.089.582 paund
Sa i përket NBA, paga mesatare varion nga 7.848.811 sterlina për Oklahoma City Thunder, deri në një pagë mesatare prej 7.038.292 për Miami Heat. Thunder, Golden State Warriors (£7.82m/$10.29m) dhe Washington Wizards (£7.63m/$10.04m) janë klubet e para amerikane ku paga mesatare vjetore kapërcen $10m për lojtar.
Në top 10, “dominimi” i basketbollit amerikan ndërpritet nga një tjetër klub futbolli, Juventus (e vetmja skuadër italiane në dhjetë pozicionet e para). Te klubi bardhezi (në vendin e 32 sezonin e kaluar), paga mesatare është 6.726.615 paund në vit (129.358 paund në javë). Top 10 mbyllet nga Manchester United, ku paga mesatare është 6.534.654paund.