Viti pothuaj është mbyllur për sa i përket botës teknologjike. Pothuajse çdo pajisje e rëndësishme për të cilën është lajmëruar se do të dalë në treg, është në dispozicion për blerje dhe në kohë festash.
Ndërkohë që edhe pak ditë na ndajnë nga 2017, të gjithë ne jemi në pritje të modeleve të reja të pajisjeve elektronike nga kompanitë teknologjike. Më poshtë janë disa prej pajisjeve të reja teknologjike që priten të dalin në vitin 2017…
Samsung Galaxy S8
Ky është rasti i parë i Galaxy S8 për të rimarrë veten pas zhgënjimit me Galaxy Note 7, i cili do të jetë i disponueshëm në pranverë të vitit 2017.
Një telefon Samsung i përthyeshëm?
Prej vitesh kompania Samsung është duke punuar për një pajisje të përthyeshme, por 2017 mund të jetë viti që do ta shohin në realitet një telefon të tillë.
Galaxy Note 8?
E ardhmja e telefonave Samsung Note është e paqartë, mjafton të kujtojmë çfarë ndodhi me Galaxy Note 7.
Por ka pasur disa zëra se Samsung mund ta braktisë në vitin 2017 ‘Samsung Note’, por edhe nëse ky model do të rikthehej, kjo do të ndodhte në vjeshtë 2017.
iPad i ri
Apple pritet që të rifreskojë linjën e iPad-ëve të tij në pranverë të 2017-s. Modelet e reja iPad do të përqendrohen në linjën Pro, me përmirësime në lapsin Apple dhe në rritjen e dimensionit të ekranit.
iMac i ri
Ndërkohë që Mac është azhurnuar me ekrane të rinj, me rezolucion të lartë në vitet e fundit, është bërë një kohë e gjatë që kur Apple nuk ka bërë ndryshime thelbësore në kompjuterin e tij. Megjithatë nuk ka ndonjë informacion se kur do të jetë i disponueshëm iMac i ri.
iPhone 8
Sipas zërave të ndryshëm, iPhone 8 thuhet se do të ketë një dizajn të tërin prej xhami, një ekran organik për foto me cilësi më të mirë, do të ketë dimensione të reja të ekranit dhe nuk do të ketë më butonin Home. iPhone 8 mendohet se do të dalë në mes të shtatorit. 2017-a do të shënojë dhjetëvjetorin e Apple kështu që mos mungoni për këtë rast.
Një laptop i ri Google, me një version të ri Android
Google është duke planifikuar një ndryshim të madh të sistemeve të tij operative, Chrome dhe Android. Ky kompjuter mendohet se do të jetë i disponueshëm në vjeshtë të 2017-s dhe mendohet se do të shfaqë vizionin e Google për të ardhmen e Chromebook. Kjo pajisje thuhet se do të punojë në të njëjtën kohë si tablet dhe si një laptop tradicional.
Kufje të reja virtuale që punojnë me sistemin Windows 10
Azhurnimi i ri dhe falas i Windows 10 në fillim të vitit do të lejojë çdo njeri të lidhë kufjet VR me kompjuterin. Çmimi i tyre nis nga 299 dollarë amerikanë dhe do të jenë të disponueshme nga disa kompani si Dell, Asus, Lenovo. Ky çmim është më ekonomik se sa kufjet që ofroheshin nga kompania Oculus Rift për 599 dollarë amerikanë.