1.Techden, vendi i sigurt për smartphone dhe tablet-in e fëmijës suaj
Fëmijët tanë kalojnë shumë kohë para smartphone apo tablet? Aplikacionet për kontrollin prindëror nuk mjaftojnë më për të ndalur dëshirën ndaj teknologjisë? Techden është një ide e mirë, që ju vjen në ndihmë për të rregulluar përdorimin e pajisjeve mobile. Bëhet fjalë një stacion rikarikimi në të cilin mund të qëndrojnë dy smartphone ose dy tablet-ë, që përcakton se në çfarë ore duhet të hapen dyert për t’i marrë sërish në dorë pajisjet elektronike.
2.Pocket Talk, përkthyesi universal
Pocket Talk është një përkthyes i menjëhershëm, i cili mund të kuptojë 74 gjuhë. I prodhuar në Japoni, është aq i vogël sa mund ta mbani në pëllëmbë të dorës dhe mund të regjistrojë fjali në një gjuhë dhe t’i përkthejë ato me shkrim apo në të folur në gjuhën që keni zgjedhur. Në IFA 2018 është prezantuar versioni i dytë, i disponueshëm në versionin Wi-Fi apo LTE, çmimi varion nga 249 deri në 299 euro.
3.Walabot
Një mik i domosdoshëm, Walabot është një modul që lidhet me çfarëdolloj smartphone Android dhe i jep telefonit një pamje me rreze X. Falë valëve të radarëve mund të identifikojë kabllo elektrikë, trarë druri dhe tubacione metalike përmes 10 centimetrave çimento ose muri. Së shpejti do të jetë i disponueshëm edhe një azhurnim i software i cili do të depërtojë në muret prej druri. Ju mund ta blini atë online për 85 euro.
4.Chris: modernizatori i makinave klasike
Pasioni për makinat klasike është mjaft i përhapur te njerëzit e çdo moshe, e pavarësisht sa bukur mund të jetë të drejtosh disa modele të suksesshme të së kaluarës, jo të gjithë janë të gatshëm të heqin dorë nga komoditeti i kroskotëve modernë ndërveprues. Chris është një aksesor që lidhet me smartphone nëpërmjet bluetooth, që ofron gjithë komoditetet teknologjike edhe në makinat e vjetra: navigatori, lexuesi i sms dhe email e muzika mund të kontrollohen nëpërmjet zërit të drejtuesit të mjetit apo nëpërmjet duarve. I disponueshëm vetëm në anglisht, gjermanisht, frëngjisht dhe së shpejti parashikohet edhe një version në gjuhën italiane.
5.Yeti Nano: mikrofoni i influencer, por më i vogël
Mikrofonat Yeti janë përdorur nga ata që kanë nevojë për një cilësi audio të lartë: podcaster, youtuber, twitcher e muzikantët e vlerësojnë cilësinë dhe funksionet e shumta. Për fat të keq, mikrofoni Yeti është i papërshtatshëm për t’u mbajtur në tryezën e punës dhe në IFA është prezantuar vëllai më i vogël: Yeti Nano, më i vogël, më i lehtë, kushton 105 euro. Yeti Nano ka funksionet më të përdorura të vëllait të madh, duke i shtuar mundësinë për ta kontrolluar nëpërmjet aplikacioneve për të shmangur prekjet gjatë transmetimeve direkte.
6.Sony XZ3: ekrani i televizorëve vjen tek smartphone
Sony prezantoi smartphone e tij të ri, një model me karakteristikat ndër më të mirat në treg. Procesori Snapdragon 845, 4 GB RAM dhe 64 GB memorie e brendshme kalojnë në plan të dytë kur shihet se ekrani i përdorur është një ekran OLED, si ato të televizorëve më të mirë në treg.
7.Hi-Mirror, pasqyra që analizon fytyrën për t’iu bërë më të bukur
Hi-Mirror është versioni modern i pasqyrës të njerkës së Borëbardhës: bën një foto të fytyrës suaj dhe analizon papërsosmëritë në mënyrë që t’ju ndihmojë t’i korrigjoni nëpërmjet tualetit apo ndërhyrje të tjera. Numëron rrudhat, analizon pikat e zeza, vlerëson ngjyrën dhe qëndrueshmërinë e dukshme duke e kthyer në një numër grafikash. Në IFA është prezantuar versioni mini premiun, lehtësisht i transportueshëm.
8.Lg Electronics – Oled 88 inç për të fituar bastin e 8K
Shtëpia koreane është ndër ato që ka besuar më shumë te panelet vetëndriçues të teknologjisë që mbështetet te diodat organike dhe prezantoi në Berlin televizorin e parë OLED 8K 88 inç, me rezolucion 7680 x 4320 dhe më shumë se 33 milionë pixel. Çmimi? Flitet për rreth 10 mijë euro.
9.Samsung Q900R: televizori i parë QLED 8K me upscaling dhe audio inteligjente
Samsung prezantoi Q900R, një televizor 85 inç, me rezolucion 8K. Teknologjia e Inteligjencës Artificiale përmirëson dialogun mes çfarëdolloj sistemi zanor.
10. Galaxy Watch: një orë, një trajner personal dhe një shok jete
Ora e re inteligjente e Samsung, Galaxy Watch mban nën kontroll nivelin tonë të stresit për të na ndihmuar të kuptojmë se cilat aktivitete ndikojnë pozitivisht apo negativisht në cilësinë e jetës sonë. E disponueshme në tre modele, falë një ndërfaqjeje grafike mjaft intuitive na tregon gjithë axhendën e ditës, ndërsa në versionin LTE mund të menaxhojë telefonat dhe mesazhet SMS edhe në rast se smartphone është i fikur apo larg.
11.Family Hub, frigoriferi inteligjent
Friforiferi Family Hub është në gjendje të marrë komanda zanore, dhe nëpërmjet Bixby njeh zërin e personit që flet, duke personalizuar përgjigjet. Meal Plan sugjeron recetat më të përshtatshme për shihet dhe nevojat e çdo anëtari të familjes, kurse furra e re Dual Cook Flex ju jep mundësinë të gatuani pjata të ndryshme njëkohësisht.