Më pak të ardhura nga Taksa e Pronës

13/07/2018 12:39 PM 0 komente

Në 5 muajt e parë të vitit pushteti vendor ka mbledhur 15 milionë dollarë më pak se sa planifikohej nga Taksa e Pronës. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave, me buxhetin e vitit 2018, të ardhurat për periudhën Janar-Maj parashikohej të ishin 37 milionë dollarë, por në fakt janë arritur të mblidhen vetëm 22 milionë dollarë.

Të ardhurat nga kjo taksë janë më të ulëta edhe se një vit më para, kur nuk ishte miratuar metodologjia e re, e cila rriste të ardhurat nga ky zë që shkon të buxheti i bashkive. Në krahasim me vitin 2017, 3.3 milionë dollarë të ardhura që nuk janë mbledhur nga taksa e pasurisë.

Shkak për rënien drastike të parave që mblidhen nga kjo taksë është bërë shtyrja e afatit për të zbatuar metodologjinë e re të taksës së banesave nga ana e bashkive. Sipas kësaj llogarie, qytetarët duhet të paguanin 0.05% të vlerës reale të ndërtesës e jo çmim referencial në bazë të metrave katrorë që zbatohej sot.

Burime për Televizionin Klan thonë se metodologjia e re në bazë të vlerës së taksës do të nisë të zbatohet në janar të 2019, ku diferenca që nuk është duke u paguar sot nga qytetarët do të përpjestohet në fatura vitin e ardhshëm.

Tv Klan

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz