9 milionë të rinj europianë janë ndihmuar nga skemat e ndihmës së BE-së duke iu gjetur punë apo programe trajnimi që kur u publikua tre vite më parë, deklaroi Komisioni Europian.
Që nga janari i 2014-ëës, 14 milionë të rinj janë regjistruar në programet kombëtare të të rinjve, tha një nga drejtuesit e BE-së.
Në kuadër të programit, vendet anëtare duhet të marrin masa që t’i japin mundësi të rinjve nën moshën 25 vjeç të marrin një ofertë cilësore pune, arsimim të vazhdueshëm, formim profesional apo një praktikë brenda katër muajve të largimit nga shkolla apo të qënit i papunë.
Skema mbështetet nga Iniciativa e Parlamentit Rinor, që ka nisur deri në 2013, për të mbështetur zonat, ku të rinjtë vuajnë nga një normë e lartë e papunësisë. Fillimisht kishin 6.4 miliardë euro burime për periudhën 2014-2018.
Komisioni tashmë dëshiron që ta zgjerojë fondin me një shumë shtesë prej 1 miliardë euro nga buxheti i BE-së, si dhe 1 miliardë euro nga Fondi Social Europian.
Drejtuesit e BE-së po shpresojnë se ky fond shtesë do të ndihmojë 1 milionë të rinj të tjerë europianë deri në 2020.
“Ne nuk mund të kemi një gjeneratë të tërë të rinjsh të lënë pas, ne duhet të bëjmë çdo gjë që t’iu japim atyre një shanc”,- tha komisioneri për punësimin Marianne Thyssen për gazetarët.
Më pak të papunësur
Papunësia e të rinjve ka qenë një problem akut që nga fillim i euro-krizës, veçanërisht në vendet e prekura. Të dhënat tregonin për 46.2% të të rinjve spanjollë ishin të papunësuar, 49% e të rinjve grekë dhe 39.9% e të rinjve italianë.
“Kriza ekonomike goditi më shumë të rinjtë,”- thuhej në të gjitha analizat e Eurostat-it.
Në përballje me votuesit e zhgënjyer në mbarë Europën, presidenti i komisionit Jean-Claude Juncker than e fjalimin e tij se nuk do të pranojë që Europa të mbetet kontinenti i të rinjve të papunësuar.
Komisioni tha se ka 1.4 milionë më pak të papunësuar ne Europa se tre vite më parë, si dhe norma e papunësisë ka rënë nga 24.4% në fillim të 2013 në 18.9% në 2016.