Përfaqësuesit e biznesit kërkojnë më shumë kohë nga qeveria për të paraqitur propozimet për paketën fiskale 2016 ndërkohë që afati zyrtarë i vendosur nga ministria e financave përfundoi dje. Krerët e shoqatave kryesore të biznesit në Shqipëri deklarojnë se do ti kërkojnë qeverisë zhvillimin e disa tryezave të përbashkëta për të diskutuar konkretisht mbi problemet e biznesit dhe ndërhyrjet që duhen
bërë në nivelin e taksave. Ndjekim deklaratat e tyre.
*1-Cilat janë propozimet tuaja për paketën fiskale 2016?*
Nikolin Jaka kryetar i dhomës së tregtisë dhe industrisë;
-Duke vlerësuar ashtu siç duhet paketën fiskale si një ndër ligjet më të rëndësishme Dhoma e Tregtisë javën që vjen do organizojë një axhendë të caktuar të tryezave ne radhë të parë do filloj me kryesinë e dhomës dhe me anëtarët asamblenë dhe më pas grupet e interesit. Do trajtohet me shumë kujdes e
gjithë problematika dhe të gjithë sugjerimet dhe propozimet që Dhoma e Tregtisë do ti bëjë qeverisë dhe ministrisë së financave ne veçanti. Në shumë shpejt do ti bëjmë gati një shkresë ministrisë së financave ku do i kërkojmë që ministria e financave të organizojë axhendën e saj në mënyrë që të tillë një afat tre mujorë që të paktën të kemi jo më pak se 5 tryeza në muaj për të trajtuar problematikën dhe sugjerimet e biznesit në mënyrën e duhur,me eskpertët e duhur dhe në efiçiencën e duhur.
Luan Bregasi,President i Biznes Albania
-Dëshiroj të them se është pak herët si kohë pasi propozimet që kanë organizuar shoqatat e biznesit
janë ende në fazë diskutimesh. Disa shoqata i kanë dërguar disa janë ende në fazë diskutimesh, mendoj se koha e vënë nga ministria e financave nuk është një kohë që ne të ndalojmë dialogun dhe letërkëmbimin e propozimeve tona me ministrinë e financave,mendoj se ky do jetë një proces i vazhdueshëm besoj deri nga Shtatori. Sepse nuk është se ministria e financave fillon e administron propozimet tona që në këtë moment,është një kohë që ka mbetur për inerci të një tradite që ka trashëguar ky institucion,dëshiroj të them se ne do të vazhdojmë të kërkojmë sugjerime,angazhime nga shoqatat e biznesit dhe vazhdimisht do
t’ia bëjmë ato prezente Ministrisë së Financave. Janë 4 drejtime që ne synojmë këtë vit,së pari në fushën e administrimit dhe rregullimit ligjorë që rregullojnë marrëdhëniet e akcizës për industrinë dhe të pijeve,ne vazhdojmë të ndeshemi dhe të paguajmë në mënyrë abuzime dhe kostot e kësaj industrie rriten për shkak të disa konçensioneve siç është konçensioni i pullave fiskale, konçensioni i skanimit, i markimit të karburanteve i kontrollit te automjeteve,janë 4 koncensione te cilat i kanë shtuar në mënyrë jo konkurenciale kostot e produkteve shqiptare. Ne do të kërkojmë te gjitha mundësitë ligjore dhe jo ligjore që këto koncensionet të hiqen nga skema e tatimit dhe taksave dhe jemi të gatshëm që të gjithë kontributin tonë në këtë skemë t’ia kalojmë buxhetit të shtetit për aq kohë sa këto koncensione penalizojnë shtetin për shkak të miratimit të tyre në Kuvendin e Shqipërisë. Së dyti në fushën e turizmit do të kemi disa propozime të cilat përputhen me prioritet që ka qeveria në këtë sektor për të nxitur dhe stimuluar investimet në këtë sektor dhe për ta bërë paketën e turizmit një paketë
atraktive dhe konkurenciale për vendet e rajonit. Duhet thënë se përgjithësisht turizmi nuk është atraktiv dhe tërheqës kjo për shkak të mungesës së jo të plotë të infrastrukturës dhe kostove të larta në
administrim dhe duhet të bëjmë një paketë të tillë që të orientoj investimet e investitorëve të huaj dhe atyre vendas në këtë sektor. Kërkesa kryesore në këtë sektor do të shihet mundësia e uljes së TVSH-së
në këtë sektor nga 20 % te paktën në 10 % nuk po themi sa Mali I zi që e ka 5 %,do të thotë që ne e kemi shumë te lartë dhe ka një direktivë e BE për ta ulur taksën e turizmit,duhet që ky ligj të gërshetohet me një paketë masash që të nxisin dhe stimulojnë këtë sektor. Drejtimi I tretë është përmirësimi i kodit të procedurave tatimore,mendoj që kërkesa kryesore do të jetë përsëri mundësia e shkëputjes së komisionit të apelit nga drejtoria e përgjithshme e tatimeve në Ministrinë e Financave për ti hequr varësinë direkte këtij institucioni për të krijuar një raport të drejtë me organin që vë gjoba dhe organit që apelon gjobat e biznesit,sot është i njëjti organ që gjobit dhe i njëjti organ që i gjykon gjobat nëse janë të drejta apo të padrejta,do të ishte në të mirë të përmirësimit dhe të një marrëdhënie dhe të mirë të tregut kërkesa jonë për ta transferuar këtë institucion në varësi të ministrisë së financave. Kërkesa e katërt do të jetë do të shikojmë mundësinë e rregullimit të taksave mbi pasuritë e biznesit ne kemi kërkuar vitin e kaluar që të hiqet kjo taksë,pasi nuk ka logjik që një godinë që prodhon biznes paguan taksat, tatime, tvsh të paguaj dhe tatim mbi pasurinë dhe kjo do të thotë për kompanitë e fasonëve i bien të paguajnë të gjithë fitimin e tyre. Patëm një premtim vitin e kaluar që do të hiqet në tremujorin e parë të këtij viti por realisht sot biznesi është ndeshur
me këtë lloj gjobe, me këtë lloj fature.
*2-A keni kërkuar ulje të taksave në propozimet tuaja?*
Nikolin Jaka kryetar i Dhomes së Tregtisë dhe industrisë
-E kemi pranuar
jo me dëshirë rritjen e sistemit tariforë të taksave por realisht është
momenti që qeveria të analizojë me vëmendje dhe me kujdes të veçantë të
gjithë sektorët e ekonomisë shqiptare sesi performojnë përkundrejt
sistemit tariforë të taksave të rritura në mënyrë që ti bëjnë këto
sektorë të ekonomisë eficentë produktiv pse jo të kemi dhe ndërhyrje në
sistemin tariforë duke i suportuar këta sektorë të ekonomisë të
performojnë ashtu siç duhet, e rëndësishme të organizohemi drejt
reformave dhe ligjeve zhvillimore të ekonomisë,e rëndësishme që
sipërmarrja të jetë aktive,ashtu siç është shumë e rëndësishme që
qeveria shqiptare,ministria e financave në bashkëpunim me ministrinë e
zhvillimit ekonomikë të hartojnë platforma,të hartojnë platforma,akte
rregullatore ligjore dhe nënligjore për të lehtësuar procedurialisht por
njëkohësisht edhe për të mundësuar sektor fizibël në mënyrë që të
tërheqin investimet e sipërmarrjes private qoftë vendase apo të huaja.
*3-Sa mendoni se do të merren parasysh nga ana e qeverisë kërkesat tuaja
në këtë paketë fiskalë 2016 ?*
Nikolin Jaka Kryetar i dhomës së tregtisë dhe industrisë-Kjo nuk është
pjesa jonë unë të siguroj që pjesa e sipërmarrjes private do të jetë një
paketë kërkesash sugjerimesh objektive reale dhe në shërbim të
efikasitetit dhe stabilitetit dhe ekonomisë së vendit duke trajtuar me
kujdes çdo sektor të ekonomisë, premtoj që do jemi partner dhe
bashkëpuntorë me oponencë gjithmonë dhe ekspertizën e duhur.
Luan Bregasi President i Biznes Albania
-Janë të debatueshme të gjitha
nga pikëpamja e kërkesës si politikë taksa mendoj se kërkesat tona janë
shumë të drejta,sigurisht ka vështirësi nga ministria e financave dhe
nga FMN ka pasur rezistencë për mënyrën e administrimit të këtyre
politikave që ne propozojmë por ne përsëri mendojmë që nuk mund të jenë
arsye mungesa e administrimit përpara rezultati që mund të prodhoj një
politikë e re fiskale. Sigurisht ne kemi besim se kemi një qeveri që
dëgjon më mirë,kemi besim se janë pjekur kushtet. Nga kjo pikëpamje ne
mendojmë që janë të gjitha shanset që ministria e financave të marri për
bazë kërkesat tona. Dialogu me ministrinë e financave do të vazhdoj edhe
në të ardhmen sepse kërkesat që po harton biznesi janë në proces të
hartimit të tyre.
/BALKANWEB
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.