Ministria e Financave do të nisë konsultimet me biznesin lidhur me paketën fiskale të vitit 2019. Bizneseve u janë dërguar pikat kryesore të drafteve që pritet të rishikohen. Ndër ndryshimet më të rëndësishme janë ulja e dividendit (aktualisht është 15%), dhe rishikimi I kufijve të pagës (sot pagat mbi 130 mijë lekë tatohet mbi 23% që është më e larta në rajon dhe ka krijuar skema shmangieje për ata që kanë pagat e larta. Ndryshime të tjera janë norme e reduktuar TVSH 10 % për importin e autobuzëve elektrikë të transportit publik, rregullimi i taksimit per personat fizik tregtar; perjashtimi nga TVSH i furnizimit me shërbim nga nënkontraktorët për kontraktorët në industrinë fason etj. Pikat e diskutimit janë si më poshtë:
Ligji “Per Procedurat Tatimore”
- Dispozitë antishmangie e përgjithshme, me qëllim mos-keqpërdorimin e ligjit për përfitime të pandershme fiskale. Reduktimi I mundesive për Planifikim tatimor Agresiv.
- Dispozita shtesë në legjislacion për taksimin e fitimeve kapitale në lidhje me active dhe të drejta që ndodhen në Shqipëri dhe që zoterohen nga jorezidentë shqiptarë, në lidhje me shitjet e kuotave të kompanive, aktiveve apo te drejtave që ndodhen ne Shqipëri.
- Rregullimi i taksimit për personat fizik tregtar. Dizenjimi I një skeme që takson të ardhurat pas tatimit (0 % për 5 milion, 5 % për 5-14 milion dhe 15 % për mbi 14 milion). Kjo pasi barra fiskale e një personi fizik është minimalisht 13 % më e ulët se e një investitori në kapital, 6-7 % më e ulët se e një të punësuari dhe maksimalisht pa taksë.
Ligji “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”
- Përjashtimi në import i lëndëve të para për fabrikat e prodhimit farmaceutik
- Përjashtimi nga TVSH I furnizimit me shërbim nga nënkontraktoret për kontraktoret në industrinë fason
- Përjashtimi nga TVSH i importit të makinerive bujqësore sipas listes së miratuar me VKM, nga cdo importues
- Normë e reduktuar TVSH 10 % për importin e autobuzëve elektrike të transportit public
Ligji “Per akcizat”
- Rishikime të akcizes për rërat dhe zhavoret bituminoze, duke taksuar atë lloj lende të parë që zëvendeson nënproduktet e naftës dhe ndikon në ambient.
- Heqja e akcizës për fishekzjarret, llampat, pilat/bateritë
- Rishikime të nivelit të akcizës për duhanin e përpunuar dhe zevendesuesit e tij, duhanet me ngrohje, purot.
Ligji “Per tatimin mbi të ardhurat”
- Rishikim i normës së tatimit mbi dividentin
- Rishikim i kufijve të pagës që tatohen me norm atë ndryshme tatimore.
Ligji “Për taksat Nacionale”
- Ndryshimi I skemës së taksimit të ambalazheve plastike, kalimi nga taksimi i ambalazheve plastike, tek taksimi i materialeve plastike, duke e ulur me 2/3 normën ekzistuese.
- Axhustime në skemën e rentës minerare për industrine e kromit, me qëllim nxitjen e përpunimit brenda vendit të mineraleve duke shtuar vlerën e tij për eksport.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.