Pamje të Tokës që shumë pak mund t’i keni parë

14/12/2018 2:57 PM 0 komente

Nëpërmjet imazheve satelitore mahnitëse, Google Earth për të disatën herë u mundëson njerëzve që të zbulojnë disa prej vendeve më të bukura të fshehura anembanë globit dhe ta shohin planetin nga një perspektivë e re.

Imazhe të cilat tjetërsohen dhe janë të mrekullueshme nëse shihen nga lartësia.

Në ditët e sotme nuk është më një sekret se Toka është e mbushur plot e përplot me pamje fantastike, të cilat ndodhen të fshehura në pjesë të ndryshme të saj.

Të shumtë janë ata që pasi i kanë parë pamje të tilla pyesin nëse këto janë vepra arti që imitojnë natyrën, apo krejt e kundërta?

Bari, Itali

Provinca e Barit është një qendër e rëndësishme tregtare në Italinë e Juut, që renditet i dyti pas Napolit sa i takon aktivitetit të tij ekonomik.

Ky qytet ruan edhe sot e kësaj ditë kështjella dhe bazilika të cilat tashmë janë kthyer në një trashëgimi kulturore. Këtu mund të përmendim kështjellën e shekullit të 12-të Normanno-Svevo, Bazilikën e Shën Nikolës, aeroportin modern Karol Wojtyla dhe Universitetin e mirënjohur ne Bari, Aldo Moro. Vistoret mund të eksplorojnë rrugët e ngushta dhe arkitekturën mesjetare të qytetit të këtij qyteti të vjetër.

I parë nga lart, qyteti i Barit i ngjan një prej tablove postimpresioniste të artistit francez Paul Cezanne. Një larmishmëri e tillë e tokave bujqësore reflekton edhe eksportet kryesore të kësaj krahine, të cilat përfshijnë eksportin e ullinjve, rrushit dhe bajamet.

Shadegan, Iran

Ligatinat e Shadeganit në Iranin jugperëndimor mbulojnë rreth 400,000 hektarë, duke e bërë atë zonën më të madhe të ligatinave në vend. Ligatinat janë të përbërë nga një sistem pellgjesh, laguna të cekëta dhe këneta, disa prej të cilave formojnë forma kullimi që të para nga lart i ngjajnë degëve të pemëve të një tabloje të pikturuar nga vetë natyra.

Të vendosura në një prej zonave më pjellore të Iranit, ligatinat e Shadeganit janë të rrethuara nga pemët e dendura, fermat e blegtorisë dhe plantacionet të sheqerit. Shadegani njihet edhe për biodiversitetin e tij.

Al Gharbia, Emiratet e Bashkuara Arabe

Në perëndim të Abu Dabit ndodhet Al Gharbia (ose rajoni Al Dhafra), një rajon që i parë nga lart i ngjan një vepre arti abstrakt.

Al Gharbia përmban disa nga dunat më të larta të rërës në botë, si dhe tetë ishuj të shkretë, plot me kafshë të egra. Më i madhi i ishujve, Sir Bani Yas, është emëruar Destinacioni Kryesor i Turizmit të Qëndrueshëm në botë që nga viti 2014 nga Ëorld Travel Aëards. Në këtë ishull ndodhen më shumë se 10,000 lloje kafshësh të ndryshme.

Në këtë rajon zhvillohet edhe një prej konkursve më të veçanta në botë, ai i deveve, ku zgjidhet deveja më e bukur dhe më e shpejta ndër të gjitha ato që marrin pjesë. Ky konkurs zgjat rreth 2 javë.

Al Jouf, Arabi Saudite

Al Jouf i Arabisë Saudite veriore është një tjetër prej pamjeve më të bukura të para nga lart. Ato nuk janë hapësira të tokave ekzistuese bujqësore, por janë pjesë tokë bujqësore aktuale të projektuara në mënyrë që të krijojnë gjysmërrethe nga forma e ujitjes së qendërzuar që përdoret. Këto fusha janë të madhësive të ndryshme, dhe diametri i disa prej më të mëdhave mund të arrijë edhe deri në 3 km.

Projekti Bujqësor i Al Jouf, i cili mbulon një sipërfaqe prej 30,000 hektarësh pranë qytetit Tabarjal, e përdor këtë metodë të ujitjes të qendërzuar për të prodhuar grurë, elb, ullinj, domate dhe perime të tjera.

Yellowstone, SHBA

Me një diametër prej 113 metrash, imazhet e Parkut Kombëtar të Yellowstone në SHBA është një prej më të bukurve në botë. Në qendër të tij ndodhet edhe një prej vullkaneve më të vjetër në botë, për të cilin NASA ka hartuar plane të ndryshme për të ndaluar edhe shpërthimin e tij, pasojat e së cilit do të ishin fatale dhe hiri dhe llava do të mbulonin pothuasje gjysëm e SHBA-së.

Në qendër të saj temperatura shkon deri në 87 gradë Celcius ndërsa në skajet e saj bie në 55 gradë Celcius.

Lumi Darling, Australi

Lumi Darling (foto) është lumi i tretë më i gjatë në Australi, duke u shtrirë në më shumë se 2.700 km në të gjithë Australinë juglindore.

Vizitorët që vendosin ta vizitojnë atë mund të shikojnë gjithashtu edhe Parkun Kombëtar të Mungos dhe atë të Gundabookas.

Kure, SHBA

Kure në SHBA është një prej ishujve më të vjetër në botë dhe më të largët të ishujve veriorë të Hauait. I vendosur rreth 2,200 km nga Honolulu, Kure është pjesë e Papahānaumokuākea Marine National Monument.

Imazhet satelitore tregojnë një unazë blu në të kaltër, e cila paraqet edhe një zonë rreziku për të gjitha anijet që kalojnë aty. Disa prej anijeve më të mëdha që janë mbytyr kur kanë kaluar aty janë USS Saginaw e cila u mbyt në 1870 dhe  New Bedford në 1842.

Al Sinniyah, Emiratet e Bashkuara Arabe

I populluar nga më pak se 100,000 banorë, Umm al Qaiwain është më pak i populluari nga shtatë Emiratet e Bashkuara Arabe.

Shtatë ishuj janë të shpërndarë në të gjithë bregdetin e Umm al Qaiwain, secili prej të cilëve i përbërë me pyje të dendura dhe me laguna. Më i madhi ndër këta shtatë ishuj është Al Sinniyah (ose Jazirat Mallah), rreth 10 km i gjatë dhe 4 km i gjerë, dhe nga lart, ujërat e tij të cekëta krijojnë një tablo të mrekullueshme.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of